Mjekët rrisin alarmin për hepatitin akut, ja shenjat që prindërit të bëjnë kujdes

Hepatiti akut me origjinë të panjohur që ka prekur mbi 200 fëmijë nga 20 vende të ndryshme të botës, është identifikuar edhe në vendet fqinje, ndërkohë që në Shqipëri nuk konfirmohet për fat të mirë asnjë rast. Mjekët e qendrave shëndetësore thonë se është rritur shumë alarmi ndaj këtij hepatiti, ndonëse rastet me infeksione gastro-enterite kanë prezent gjatë gjithë muajit ët fundit.
Por cilat janë shenjat që një prind duhet të shqetësohet dhe sa zgjasin ato në kohë!
Hepatiti i pazakonshëm që ka prekur fëmijët deri në 17 vjeç është ende nën hetim nga OBSH dhe pistat janë dhe viruset dhe prania e sars-cov-2 në disa raste. Por deri në qartësim të situatës ekspertët kanë përcjellë rekomandimet strukturat shëndetësore se si të qetësojnë simptomat dhe të stabilizojnë pacientin deri në konfirmimin e origjinës së shkakut.
/rtsh/