E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, fituesi mesohet vetem sot

Korca duket se do e shpalle rezultatin e votimeve e fundit, per shkak te procesit te ngadalte dhe asnje prej partive nuk ka krijuar diference per t'u quajtur fituese. Gjithsesi eshte vene re, nje rritje e ndjeshme ne krahasim me zgjedhjet e kaluara te Partise Demokratike, qe ka fituar terren kundrejt socialisteve per konkurrencen ne 14 mandate.

Procesi i numerimit te votave ne Qarkun e Korces, ka filluar ne oret e para te mengjesit te djeshem dhe eshte shoqeruar me vonesa. Ne KZAZ-ne nr. 30 ne Korce, numerimi nisi vetem ne oren 09:00, per shkak se nje kuti votimi nga fshati Panar, nuk ka mberritur ne kohe. Pretendimet e PBDNJ-se nderprene procesin rreth ores 17:00, pasi ne tre kuti, votat u deklaruan nga kjo parti se i jane shenuar LDLNJ-se se Ligoraq Karamelos. Kreu i PBDNJ-se per Korcen, Arben Ilia pretendoi 50 vota. KZAZ eshte shprehur se e ka marre ne konsiderate kete ankese dhe ka vendosur qe ne fund te jete KQZ qe te vendose, ndersa numerimi i votave duhej te vazhdonte. Ne kete KZAZ eshte nderprere numerimi edhe ne oret e pasdites, per arsye se ne disa qendra votimi ne komunen e Bulgarecit, komisioneret ne marrjen e fletes se votimit, nuk kane shenuar numrin e kartes se identitetit apo te pasaportes se vlefshme per jashte shtetit, por vetem menyren e dokumentit te identifikimit qe ka paraqitur duke shkruar "karte" apo "pasaporte". Dhe per kete rast do te jete KQZ qe do te vendose.

Nderkohe qe ne oret e pasdites, ka perfunduar numerimi i votave ne rrethin e Kolonjes, ku nga rezultatet perfundimtare, Partia Socialiste kryeson me rreth 800 vota. Ne nivel qarku, deri ne mbremje jane numeruar 42 per qind te kutive te votimit ne nivel qarku, nderkohe kane mbetur pa u numeruar edhe 244 te tjera, nga 421 qe jane gjithsej. Ritme te uleta te numerimit ka pasur edhe ne KZAZ-te e tjera, ne te cilat numeruesit per shkak te mosperballimit te volumit te madh te punes, here pas here kane vendosur te pushojne. Daniela Zisi

Shtabet

Nga ana e shtabeve te partive politike, gjate dites se hene nuk ka pasur asnje deklarate. Mesa duket te gjithe kane preferuar te presin fundin e procesit, i cili deri tani duket te jete i balancuar. Nuk ka pasur incidente dhe akuza mes shtabeve elektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›