Beratinus, siç ishim!
Si arriti Kodiku i Beratit deri në ditët tona, kush ishin realizuesit e tij, si janë ruajtur ngjyrat, vlerat e tij historike, çfarë ndodhi gjatë restaurimit të tij në Pekin? I përfshirë në pasurinë botërore, historia shekullore e Kodikut të Beratit do të shfaqet në një dokumentar televiziv me regji të Ylli Pepos, mbështetur në librin e studiuesit Shaban Sinani “Beratinus”. I financuar, me një shumë prej 1.5 milion lekësh, nga Qendra Kombëtare Kinematografike, dokumentari do të ketë premierën në fund të dhjetorit. Regjisori tregon se stili i realizmit të filmit është narrativ, por edhe tregues gati “policesk” dhe se rend gjithnjë në zbulim të fakteve të reja të panjohura më parë
Beratinus, siç ishim!
Suela Furriku
Shqipëria po vërteton lashtësinë e saj përtej penës së shkruar. Një ndër shtatë dorëshkrimet më të vjetra në botë që mendohet se mbajnë autorësinë shqiptare po merr një trajtë të re, histori dhjetëshekullore në sinkron. I vendosur në një produksion televiziv “Kodiku i Purpurt i Beratit” tani jetësohet në imazhe vizive të lëvizshme, me regji të Ylli Pepos. Është një dokumentar që do të na rrëfejë, përmes fakteve të vërteta arkivale si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve, historinë tonë.
““Kodiku i Purpurt i Beratit” është një perlë që do t’i bënte nder çdo kombi nëse do ta kishte këtë monument kulturor kaq të çmuar”, - thotë regjisori Pepo. Në këtë befasi, ai hyn në shtatë kodikët më të vjetër të botës, dhe mendohet se është shkruar nga dora e njërit prej patrikëve të Vatikanit, një figure e madhe e krishterimit, Shën Gjon Gojartit dhe kjo nuk do të thotë pak për Shqipërinë. “Kjo tregon se vendi ynë ka një kulturë të hershme, një fisnikëri dhe aristokraci mesjetare të lashtë, e cila ka ditur ta ruajë Kodikun e Beratit deri në ditët tona”, - shprehet regjisori Ylli Pepo. Filmi që paraqitet është një dokumentar historik dhe shkencor divulgativ. “Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Pepos, është një prej atyre vlerave të mëdha, sikurse emri i Gjergj Kastriotit, i Onufrit apo edhe i Marin Barletit, që ndër shekuj e kanë bërë Shqipërinë të njihet botërisht. Ai shton se “e ka tërhequr shumë historia e ruajtjes së tij dhe në këtë mënyrë, filmi realizohet jo vetëm për të nxjerrë në pah vlerat e kodikut, por njëkohësisht edhe mënyra se ai erdhi në ditët tona, sepse siç dihet, nuk ka qenë aspak e lehtë mënyra për të ardhur deri më sot pas shumë pushtimesh armiqësore. Në anën tjetër, nëpërmjet këtij dorëshkrimi do të dalin më tepër në pah edhe shumë vlera të një qyteti interesant, Berati i cili tashmë është anëtarësuar edhe në UNESCO”.
Strategjia për të reklamuar dhe propaganduar vlerat turistike të vendit tonë, sipas regjisorit, duhet të marrin dhe kontekstin historik. Shumë qytete që janë bartëse të pasurisë kulturore të vendit kanë nevojën e memories televizive, jo vetëm si histori, por edhe si produkt për të dalluar në sy të të huajve anën atraktive kulturore dhe historike. “Në këtë kuptim, Berati është një nga perlat e vendit tonë, dhe në këtë mënyrë ai nuk ka zënë vendin e merituar në këtë reklamim, apo përpjekje për të tërhequr të huajt aq sa duhet. Ai ka mbetur në hije dhe unë mendoj se filmi që po përgatitet, i cili pritet të përfundojë së shpejti, do të ndihmojë edhe në këtë drejtim”. Sipas regjisorit, filmi është një gërshetim i pamjeve shpesh të xhiruara me teknikën tredimensionale të dëshmive të historive, studiuesve, specialistëve restaurues, apo figura të shquara të botës së sotme akademike dhe universitare me pamje arkivore të pazbuluara më parë.
Materialet e shfrytëzuara janë marrë nga Arkivi i Filmit, arkivat e Vatikanit dhe arkivat private si në Tiranë, në Romë dhe në Vatikan, ku është ekspozuar Kodiku i Purpurt i Beratit dhe deri në Pekin, ku është kryer restaurimi. Pepo beson se “Beratinus” është një film dokumentar me përmasa botërore, ashtu siç mund të cilësohen edhe vlerat e kodikut. “Ne do të xhirojmë në Birmingem të Anglisë, ku një profesor i një universiteti këtu në Mbretërinë e Bashkuar është një studiuesit më të njohur të “Kodikut të Beratit”, Rodrig Lohan. Po kështu edhe në universitetin e Çikagos ka shumë studiues që kanë marrë në shqyrtim këtë dorëshkrim, pa përmendur këtu edhe studiues të tjerë të veshur me petkun fetar në Vatikan, që janë marrë më gjerësisht me Kodikun e Beratit. Duhet të shkosh nga Çikago deri në Pekin për të treguar vlerën e një vepre kishtare që vjen nga thellësitë e shekujve në Shqipëri”, - tregon regjisori.
Stili i realizmit të filmit është narrativ, por edhe tregues gati “policesk” dhe se rend gjithnjë në zbulim të fakteve të reja të panjohura më parë. “Ne synojmë që të ketë edhe një informacion të ri, por në të njëjtën kohë është edhe prijës dhe investigues që e mban në tension të vazhdueshëm dhe i shton emocionet shikuesit me mënyrën e rrëfimit, me dëshmitë dhe kontarpunket e intervistave të tij, të historive, ngjarjeve e takimeve që ata tregojnë para kamerës sonë, me qëllim që të sjellë befasi tek publiku. Të njëjtin përfundim nxjerr edhe për një numër intervistash, të cilat thekson se do të jenë jo thjesht statike, por gjithnjë në mjediset dhe vendet e lidhura me ngjarjet që shpien më tej me emocionet dhe kërkimet”.
Duke e krahasuar me filmat e tjerë dokumentarë, që vuajnë nga konkretizimi, Pepo thotë se kjo sëmundje nuk do të jetë për dokumentarin e tij. Ngjyrat bardhë e zi do të jenë mjetet e regjisorit për të nxjerrë në pah të purpurtën e veçantë të kodikut. “Shesh kalimi nga bardh e zi në kolor ose e anasjelltas do të vijë si rrjedhim i zhvillimit logjik të ngjarjeve, një lojë ngjyrash që do të përcaktojnë edhe ritmin tonë kinematografik”. Filmi është mbështetur mbi veprën e studiuesit Shaban Sinani, prej nga ka marrë titullin dokumentari “Beratinus”. Sipas Pepos, ai është një nga studiuesit tanë më të shquar të disa veprave me vlerë për kodikun, duke i dhënë filmit në këtë mënyrë një garanci të plotë jo vetëm për vlerat historike, por edhe për të treguar rrugën se si erdhi ai në ditët tonë. Për këtë projekt, ku premiera e tij pritet në fund të muajit dhjetor, është akorduar një shumë prej 1.5 milion lekësh nga Qendra Kombëtare Kinematografike, si dhe mbështetje nga Bashkia e Beratit. “Beratinus” pritet të konkurrojë edhe në festivale të ndryshme të filmave.
Historia e “Kodikut të Purpurt të Beratit”
Njeriu që e pagëzoi me këtë emër dorëshkrimin 15-shekullor ka qenë peshkopi i kishës së Shën Gjergjit në Berat, Anthim Aleksudhi. Në vitin 1862, ai botoi në Athinë veprën “Vështrim historik mbi dorëshkrimet e kishës ortodokse të Beratit”, ku bibliotekës së mitropolisë së këtij qyteti iu kushtua një vëmendje e veçantë. Disa vite më pas (1882) ishte belgu Dyshen (Duchesne), i cili duke bashkuar tri cilësitë e dorëshkrimit: tipin e tij (kodik), ngjyrën e pergamenës (e kuqe, e thellë, e purpurt) dhe emrin e qytetit (Berat) e bëri të njohur në perëndim të titulluar kodiku “Kodiku i Purpurt i Beratit”. Megjithatë, është francezi Pier Batifol (Pierre Battifol), ai që përfundimisht nguliti emrin e dorëshkrimit të trashëguar shekull pas shekulli në bibliotekat e letërsisë ungjillore të Shqipërisë. Titulli i një monografi e të botuar prej tij në 1886, në Paris, mban në krye emrin “Kodiku i Purpurt i Beratit”. Ky është një dorëshkrim që i takon periudhës së Paleokrishterimit. Jo më vonë se shekulli i gjashtë, por ka edhe mendime se mund të jetë edhe më i hershëm gati një shekull e gjysmë më parë kur ishte një vizitë në kishën e Shën Gjergjit të Beratit, batifol pati krahasuar dorëshkrimin e “Kodikut të Purpurt të Beratit” me liturgjinë e Shën Gjon Gojarit (Hrisostomit) dhe pati arritur në përfundimin se të dyja i takojnë pikërisht dorës së këtij shenjtori.
Për kulturën shqiptare, ruajtja e këtij kodiku ka rëndësi të jashtëzakonshme. Mbi të gjitha sepse i takon asaj periudhe të gjatë prej shekullit të tretë deri në shekullin XX kur emri i shqiptarëve nuk përmendët gjëkundi në kronika. Për këtë arsye shpesh është cilësuar edhe si “periudhë memece”. Në vitin 1386, siç shkrihet në dokumentet kishtare, ushtria serbe e car Uroshit e rrethoi qytetin e Beratit dhe kërkoi dorëzimin e menjëhershëm të “Kodikut”. Një murg dhe një banor i qytetit i njohur me emrin Skuripeqi, “bashkë me zonjën konteshë” për të cilën nuk thuhet emri e shpëtuan dorëshkrimin duke e nxjerrë fshehurazi nga rrethimi. Ushtritë kalimtare që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore e kërkuan kodikun secila për hesap të vet. Komanda e ushtrisë naziste hitleriane kishte marrë urdhër që të gjente dhe të rrëmbente domosdoshmërish floririn e bankës të Shqipërisë, si dhe “Kodikun e purpurt të Beratit”. Ushtria naziste e rrethoi kishën e Shën Gjergjit dhe shpalli se po të mos dorëzohej dorëshkrimi, priftërinjtë do të vriteshin. Këshilli i kishës së Shën Gjergjit i kërkoi leje ikonës së Shën Mërisë të mos i ndëshkonte nëse do të dëgjonte nga anëtarët e sinodit një betim të rremë. Pas kësaj lutjeje, gjashtë anëtarë e këshillit e fshihen dorëshkrimin në një puset nëntokësore të maskuar pranë altarit dhe i deklaruan komandës së ushtrisë së huaj se ishin gati të netoheshin para ikonës së Shën Mërisë se nuk dinin asgjë se ku gjendej vepra e kërkuar. Komanda e dëgjoi betimin dhe i besoi priftërinjtë, ndërkohë që dorëshkrimi mbeti i fshehur dhe për më shumë se tri dekada atje në tokë. Këshilli kishtar nuk guxoi ta nxirrte atë nga frika e dhunës antifetare. Në viti 1967, kur po shihej qartë se Shqipëri po shkonte drejt një të rrokopujshme ateiste prof. Aleks Buda mori dijeni nga djali i njërit prej priftërinjve të betuar që e dinin se ku gjendej dorëshkrimi. Prej atij viti, dorëshkrimi iu besua për ruajtje dhe restaurim arkivave të Shqipërisë. “Kodiku i purpurt” u përcoll për në ekspozitën e Vatikanit me kushtet maksimale të sigurisë dhe me nderet protokollare të një kryetari shteti.