BB: Shqipëria, me kushte lehtësuese për të bërë biznes

Banka Botërore në raportin vjetor të publikuar për biznesin nëpër botë gjatë vitit 2008 - 2009 ka publikuar të dhënat për ekonominë shqiptare. Sipas Bankës Botërore Shqipëria u ngrit nga vendi i 89-të në të 82-tin për sa u përket lehtësive për të bërë biznes. Ajo hyn në vendin e 46 në grupin e atyre vendeve ku hapja e një biznesi të ri është e lehtë. Po ashtu dhe kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë, janë të favorshme, thuhet në raportin e Bankës Botërore, "Biznesi në 2010: Reforma në Kohë të vështira".
Në raportin botërore Shqipëria miratoi një ligj të ri për falimentimin dhe agjencinë që do ta mbikqyrë atë, ligj i cili sanksionon edhe afatet kohore për kompanitë që veprojnë me humbje dhe norma kualifikimi për administratorët që do të mbikqyrin procesin e falimentimit. Në ligj parashikohet gjithashtu edhe praktikën për biznest e vogla që operojnë me humbje, thuhet në raport.
Fillimi i bizneseve në Shqipëri u lehtësua, duke e bërë regjistrimin elektronikisht, gjë që natyrisht shtoi edhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Po ashtu u ul ndjeshëm shuma e kapitalit fillestar për të hapur një biznes të ri dhe u eliminua kërkesa për ta regjistruar biznesin në Dhomën e Tregtisë. Gjithashtu, përdorimi i softuerëve për financat dhe instalimi i pajisjeve të skanimit kontribuan në pakësimin e kohës së kalimit të mallrave nëpër pikat doganore, thuhet në raportin e Bankës Botërore.