E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov do të nënshkruajë me Violan

Fiorentina raportohet se është afër për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.

Corriere dello Sport shkruan se vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur të qartësohen, me Berbatov që pritet të takohet sot me zyrtarët e Violas.

United raportohet se e ka pranuar ofertën prej 5 milionë paund të Fiorentinës.

Berbatov, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, pritet ta kompletojë lëvizjen e tij në kohë, për të bërë debutimin në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›