Reali Madridi dëshiron Xhon Terrin
Menaxheri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, dëshiron ta sjellë në “Bernabeu” kapitenin e Çelsit, Xhon Terrin. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Murinjo ka porositur presidentin e Realit, Florentino Perez t’ia shprehë pronarit të Çelsit, Roman Abramoviç, dëshirën për të nënshkruar me Terrin në fund të sezonit. Së fundi është spekuluar se klubi anglez nuk është i kënaqur me Terrin dhe Murinjo është i gatshëm të reagojë nëse jepet rast. Portugezi beson se 30-vjeçari mund të jetë “Karles Pujol” i Realit.