E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov, zhduket vëllai prej një muaji

Familja

Frikë në familjen e sulmuesit të Mançester Junajtid, Dimitar Berbatov, për shkak të zhdukjes së vëllait të tij Asen prej rreth një muaji. 23-vjeçari me vesin e alkoolit dhe drogës nuk është bërë i gjallë prej disa ditësh dhe frika më e madhe është se ndoshta e kanë rrëmbyer disa gangsterë, të cilët vitin e shkuar kërcënuan se do të rrëmbenin një anëtar të familjes Berbatov. Sipas “The Sun”, Asen, që ka hapur një dyqan veshjesh bashkë me bashkëshorten Mimi, është zhytur në borxhe dhe tre muaj më parë shtëpia e tij u kontrollua nga policia, pasi dyshonte në përfshirjen e tij në një mashtrim me kartat e kreditit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›