Real Madridi, marrëveshje me Khedira
Zyrtare
“Real Madridi ka arritur një marrëveshje me Shtutgartin për të blerë mesfushorin gjerman Sami Khedira”. Lajmin e bën të ditur agjenti i lojtarit Joerg Neubauer. “Kur të kërkon klubi më i mirë në botë i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë, duhet të mendohesh seriozisht”, shtoi Neubauer. Fillimisht një gjë të tillë e konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës gjermane Fredi Bobiç që tha për “Bild” se është respektuar vullneti i lojtarit për t’u larguar. “Khedira na ka bërë me dije se dëshiron të shkojë tek Reali dhe tani duhet të gjejmë një zgjidhje”, theksoi ai. Kostoja e operacionit mund të variojë nga 12 deri në 15 milionë euro.
#