Ibrahimoviç siguron: Do qëndroj te Barça
Reagimi
“Nuk kam pasur kurrë dyshime në lidhje me dëshirën për të qëndruar te Barcelona”. Pak fjalë i mjaftojnë Zlatan Ibrahimoviçit për të përgënjeshtruar zërat që e shohin të larguar nga “Kamp Nou” dhe të shpjegojë se këto janë “thjesht thashetheme, që gjithsesi i bëjnë qejfin, sepse, thotë ai, i japin vlerë punës sime”. Duke folur në një konferencë shtypi në Oslo, para miqësores mes katalanasve dhe Valerengës, suedezi, i cili pëlqehet shumë nga Milani, tregon se ka marrë oferta të ndryshme: “Gjatë periudhës së pushimeve më janë afruar disa klube, por ne nuk kemi hapur asnjëherë tratativa me ta”. Por të gjithë zërat e merkatos Ibrahimoviç preferon t’i konsiderojë si “reklamë falas” për të.
#