Kaliendo: Me Majkonin po luhet një lojë e ndyrë
çfarë po ndodh rreth së ardhmes së brazilianit Majkon. Ku do të luajë ai në sezonin e ardhshëm, te Reali i Madridit apo tek Interi? E ardhmja e mbrojtësit brazilian të krahut po bëhet gjithnjë dhe më e mistershme dhe menaxheri i tij, Antonio Kaliendo, vazhdon të demonstrojë mërzinë. “Lojtari është në merkato, por nuk e dimë akoma vullnetin e Interit”, ka thënë ai dje për “Sky Sport”. Në një tjetër intervistë kishte thënë: “Dikush po luan në mënyrë të ndyrë”. Një akuzë e rëndë, e cila nuk është përgënjeshtruar ende, edhe pse nuk është e qartë se cili është ai që po luan në mënyrë të ndyrë. “Ajo që po bëjmë me Realin është një tratativë jo shumë e qartë, shpresoj që në ditët e ardhshme të ketë më shumë qartësi”. A thua vallë Reali i Madridit e ka nënvlerësuar futbollistin. “është e qartë se çdo skuadër që blen një futbollist, e paguan atë më shumë se sa ai ka marrë deri në atë moment, por ndoshta Reali e nënvlerëson vlerën reale të futbollistit të Interit. Klubi spanjoll, i cili shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë, mundohet të kursejë qoftë edhe një milion euro të vetme për Maikonin, që është numri një në botë? Kjo është një gjë që nuk më duket e logjikshme. A mos vallë Majkon po kërkon shumë? Në Madrid ka nga ata njerëz, që fitojnë 12 milionë euro në vit. Majkon ka qenë një investim shumë i madh për Interin dhe është e drejtë që kjo skuadër tashmë të përcaktojë edhe çmimin e tij. Gjëja që më befason është sjellja e Realit të Madridit. Po nënvlerëson atë që mund të quhet blerja e një kampioni, siç është Majkon”. Në një tjetër intervistë në një televizion spanjoll, Kaliendo e ka bërë edhe më të qartë situatën. “Opsioni i parë i Majkonit është Reali i Madridit, ka thënë menaxheri i tij në ‘Onda Cero’. Mançester Siti është i interesuar për ta marrë në skuadrën e tij, por madrilenët janë gjithnjë zgjedhja e parë”. Kaliendo më pas ka shtuar: “Do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje me Realin e Madridit në lidhje me temën Majkon”. Edhe Trezege kërkohet nga Reali, por në këtë front duket se nuk ka shumë dyshime: klubi ka thënë se Trezege do të qëndrojë te Juve, prandaj them se ai do të qëndrojë në Torino”.
#