E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berberi: Kukësi do të forcojë mesfushën e sulmin

Nga Erjon Saliu

Kuksianët kanë shkëlqyer fazën e parë dhe tani kanë filluar ti bëjnë llogaritë për të kapur kreun e tabelës

Kukësi e pret me oreks të hapur fazën e dytë të kampionatit, ku synon të kapë vendin e parë. Nën drejtimin e trajnerit Shahin Berberi, kuksianët janë të përqendruar për të marrë maksimumin gjatë fazës përgatitore. Trajneri kryeqytetas pretendon ta forcojë ekipin në mesfushë dhe në sulm për të rivalizuar denjësisht me Luftëtarin, nga i cili e ndajnë vetëm 3 pikë.

Pistat e merkatos së Kukësit përfshijnë tregun vendës dhe atë të huaj, por deri tani nuk ka dalë asnjë emër në skenë. Sigurisht që do të hyjmë në merkato, edhe pse ekipi ka pasur një ecuri të mirë gjatë fazës së parë. Objektivi ynë është superliga, ku besoj se i kemi mundësitë të shkojmë edhe si kampionë të kategorisë së parë. Do të përpiqemi të forcojmë mesfushën dhe sulmin, pasi në prapavijë nuk kemi probleme.

Ardhja e 2-3 futbollistëve cilësorë do të rrisë kualitetin e ekipit, por edhe konkurrencën, që dihet se ndikon pozitivisht në rezultatet e një ekipi. E them me bindje se Kukësi do të hyjë në histori në fund të këtij sezoni, sepse nuk i mungon asgjë. Me mbështetjen financiare që kemi, grupin e futbollistëve dhe tifozërinë e mrekullueshme kuksiane, do tia dalim për ta shkruar emrin e Kukësit në elitën e futbollit shqiptar, është shprehur numri 1 i stolit kuksian, Berberi.

Rivaliteti Kukësi mban vendin e dytë, por ka një ndeshje më pak, pikërisht atë me Luftëtarin kryesues. Kjo ndeshje do të zhvillohet para se të nisë faza e dytë dhe, në rast të një rezultati pozitiv në Gjirokastër, kuksianët do të kenë më shumë shanse për të marrë kreun. Sidoqoftë, ata kanë shumë besim se do ta fitojnë rivalitetin me ekipin gjirokastrit gjatë fazës së dytë, ndërsa vendin e dytë nuk e diskutojnë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›