"Berberi i Seviljes", drejt Francës

Në datën 19 prill komedia “Berberi i Seviljes” dot ë udhëtojë drejt Francës, në teatrin e madh të qytetit të Lorient. Kjo komedi është vënë si premirë në TK në prill të vitit 2007 me regji dhe skenografi nga Eric Vigner, në interpretimin e Luiza Xhuvanit, Roland Trebicka, Neritan Licaj, Helidon Fino, Fadil Kujofska, dhe Marko Bitraku. Realizimi i këtij turneu në Francë, ka të bëjë me promovimin e vlerave artistike si dhe shkëmbimeve kulturore mes teatrove evropianë.
Ky turne vijon me eksperiencën workshop të dy regjisorëve fitues të Festivalit të të Rinjve 2009-2010 në Saint Ettien të Francës në shkurt mars 2010, ku Alma Hoti dhe Erion Hinaj në bashkëpunim vunë në skenë premierën e Carole Frechette, “La piece au fond de l’escalier”. Ndërsa projekti i dytë është pjesëmarrja e trupës së Teatrit Kombëtar me shfaqjen “Alegreto Albania” të Stefan Capalikut. Në festivalin prestigjioz të Visbaden-Gjermani, në 23 dhe 24 qershor. Ky aktivitet është festivali i dramaturgjive kombëtare, ish Bienale e Bonit.
Vilma Masha < I mëparshmi