“Berberi i Seviljes”, pas 20 vitesh në TKOB
“Berberi i Seviljes” rikthehet në Teatrin e Operës pas më shumë se 20 vjetësh.
Regjisori Nikolin Gurakuqi, nga nesër deri në datën 24 qershor do të ngjit në skenë, me një nga 20 operat komike më të famshme në të gjithë botën. Ka për rreth një muaj që po përgatit këtë produksion të ri. Kjo operë komike është vënë në skenë për herë të parë në vend në 1958 dhe ka qenë një nga shfaqjet e para memorizuar në historinë e këtij teatri. Në vitin 1990 ka qenë nën regjisurën e italianit Fabio Sparboli, ndërsa dirigjent ka qenë mjeshtri italian Vittorio Parisi, i cili vjen me bashkëpunimin e dytë në këtë teatër. Realizimi i kësaj shfaqje u bë në sajë të një bashkëpunimi italo-shqiptarë, me aktorë që vijnë nga Italia si dhe Maqedonia. Regjisori shton se ndihet me fat nga bashkëpunimi si me artistët e huaj dhe me trupën tonë, pasi kanë punuar me shumë seriozitet. “Brenda një muaji po arrijmë të sjellim një premierë në këtë teatër dhe është diçka që duhet vlerësuar, pasi kjo është fryma që ka nevojë një shfaqje me të tilla përmasa”, thotë ai. Sipas tij, nuk përjashtohet fakti se opera ka përparuar, por gjithmonë artistët ndihen të kufizuar, pasi ka lindur nevoja për një format më të avancuar të një prodhimi teatral. Opera komike me dy akte e shkruar nga Giaoachino Rossini dhe me libret të Cesare Sterbini, vjen në skenën shqiptare në shqip, përkthyer po nga regjisori Gurakuqi. Ndërsa skenografia është realizuar nga Genc Shkodrani e kostumografia nga Anila Zajmi.