Maqedoni, BDI fiton votat, udhëheq mes partive shqiptare
Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit ka triumfuar në rivotimin e së dielës në Maqedoni.
Menjëherë pas votimit, të dy partitë e mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, deklaruan fitoren, por dje ishte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që konfirmoi se fituese ishte BDI-ja, e cila ka marrë disa vende më shumë në parlament krahasuar me PDSH-në. Votimet, të cilat u organizuan kryesisht në zonat shqiptare, nuk do të ndikonin në ndryshimin e rezultatit për sa i përket fitores së Nikolla Gruevskit, i cili është edhe kryeministri aktual, por do të ndikonin në përzgjedhjen e partisë shqiptare, e cila duhet të jetë në qeveri për të mbrojtur të drejtat e minoritetit që, sipas shifrave zyrtare përbën 25 për qind të popullsisë në Maqedoni. “Numri i votuesve që dolën në zgjedhje është 48.9 për qind, kurse votat sipas partive janë: BDI 38.6% dhe PDSH 32.1%”, deklaroi kreu i KSHZ-së, Jovan Josifovski. Pas këtyre deklaratave, PDSH-ja ka reaguar ashpër duke deklaruar fitoren e saj në votimin e së dielës dhe ka akuzuar partinë rivale BDI se kishte falsifikuar fitoren. Partitë shqiptare kanë deklaruar paraprakisht se në pushtet duhet të jetë ajo që fiton më shumë mandate. Sipas kësaj, përkrah Gruevskit duhet të qëndrojë Ali Ahmeti. Megjithatë më parë kryeministri maqedonas ka deklaruar se do të kishte dëshirë të kishte në koalicionin e tij PDSH-në, edhe pse më parë ishte kjo parti që bojkotoi qeverinë, duke çuar në zgjedhjet e parakohshme. Gruevski ende nuk ka bërë asnjë deklaratë se kur do të nisë bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar. Ali Ahmeti i BDI-së ka paralajmëruar në një intervistë Kryeministrin Gruevski që të mos përsërisë gabimin e dy viteve më parë, ku edhe pse më shumë mandate në zgjedhje i kishte fituar BDI, ai përfshiu në qeveri PDSH-në e Menduh Thaçit. Sidoqoftë shqiptarët e Maqedonisë do të përfaqësohen në parlamentin e këtij vendi me 30 deputetë, ku 18 janë nga BDI-ja, 11 nga PDSH-ja dhe 1 nga PAE-ja. Sipas vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ky rivotim e përmirësoi fotografinë për zgjedhjet, por mbetet vlerësimi se nuk janë respektuar disa standarde.
“E rëndësishme të fitojë njerëzimi”
Pas konfirmimit të fitores së partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, BDI, në rivotimin e së dielës, kryesisht në zonat shqiptare, lideri i saj Ali Ahmeti ka deklaruar se: “Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për pjekurinë politike që treguan më 15 qershor. Është e rëndësishme që të fitojë njerëzimi, dhe BDI është përpjekur për këtë. Nuk ka kush që e mund vullnetin e popullit, sepse vullneti i popullit është vullneti i Zotit”, tha Ahmeti. Ai shtoi se partia e tij do të bashkëpunojë me ato forca politike që dëshirojnë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është baza për respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilat nuk janë respektuar aspak vitet e fundit.
“Votimi pa incidente serioze”
“Përsëritja e votimit në Maqedoni në zgjedhjet e parakohshme ishte e organizuar relativisht më mirë në krahasim me votimin e 1 qershorit. Ne përgëzojmë autoritetet për efektivitetin e tyre dhe sjelljen profesionale si dhe përgatitjen dhe gatishmërinë për t’u përballur me dhunën. Megjithatë, ne kemi vënë re edhe disa parregullsi serioze”, thuhet në deklaratën e ambasadores amerikane në Maqedoni, Xhillian Milovanoviç. Sipas Milovanoviç, edhe në votimin e 15 qershorit, i cili duhej të ishte një korrigjim i plotë i gabimeve të 1 qershorit mbi respektimin e standardeve demokratike, ka pasur votim ‘familjar’ dhe mungesë vëzhgimi të procedurave të votimit në disa zona. Milovanoviç bashkë me përfaqësuesin e BE-së, Ervan Fuere, vizituan disa zona zgjedhore, ndërkohë që në to kishte nisur procesi i rivotimit të së dielës.