Mbetet në burg transportuesi i drogës
GJIROKASTER - Poseduesi i 80 kg lëndë narkotike Qani Dobijani, ka mohuar para trupit gjykues të kishte dijeni për lëndën e ngarkuar në automjetin që drejtonte.
Në seancën gjyqësore për të dhënë masën e arrestit, ai ka këmbëngulur të ketë lidhje me drogën që kishte në makinë. Sipas tij, droga mund t’i jetë futur nga persona të tjerë në kohën kur ndodhej për vizitë tek të afërmit e tij. Nga ana tjetër, kreu i trupit gjykues, Shkëlqim Mustafa, ka mbështetur argumentet e servirura nga organi i akuzës që përfaqësohej nga prokurori i çështjes, Përparim Melaj, ku ndaj Dobijanit duhej të merrej masa “arrest në burg pa afat”. Mirëpo avokati i 51-vjeçarit kavajas Qani Dobijani, Bernard Aliko, jo vetëm nuk ka pranuar masën e dhënë, por ka deklaruar se klienti i tij është dhunuar nga policët gjatë shoqërimit në komisariat. p.n