Ryker: Tani largohem nga Kosova
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka konfirmuar largimin tij nga Kosova, duke siguruar se misioni do të vazhdojë të qëndrojë për sa kohë do të jetë në fuqi Rezoluta 1244, por me kompetenca më të vogla.
Në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, pritet të emërohet një diplomat italian, Lamberto Zannieri. Sipas një plani të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, shefi i ri do të drejtojë një mision më të vogël dhe të riorganizuar të organizatës në Kosovë. Këshilli i Sigurimit gjatë kësaj jave pritet të debatojë rreth planeve të Ban Ki Mun mbi të ardhmen e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. Ryker e konfirmoi largimin e tij pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. “Derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244, Kombet e Bashkuara do të luajnë rolin e vet në Kosovë dhe kjo shihet qartë edhe nga letra që Sekretari i Përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon i dërgoi Presidentit Sejdiu. UNMIK-u do t’u përshtatet rrethanave të reja, të cilat kanë ndryshuar”, tha Ryker. Joakim Ryker ka qenë kryeadministratori i fundit me kompetenca të plota i UNMIK-ut. Ai e mori postin në vitin 2006, duke zëvendësuar diplomatin danez, Soren Jessen Petersen.