Shënon Balak, Gjermania në çerekfinale
Ashtu siç ishte parashikuar, mungojnë surprizat në grupin B. Gjermania kalon minimalisht kundërshtarët e Austrisë, duke i detyruar ata që t’i japin lamtumirën këtij Evropiani.
Tashmë, në çerekfinale, formacioni i drejtuar nga Joakim Lëv do të presin Portugalinë e Kristiano Ronaldos (ndeshja zhvillohet të enjten, ora 20:45). Vendimtar në këtë përballje ka qënë padyshim kapiteni i përfaqësueses gjermane, Mikael Balak, pasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga rreth 25 metra, katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë. 90 minutat kanë folur në përgjithësi për gjermanët, ndonëse duhet përmendur paraqitja mjaft e mirë e skuadrës austriake, eksperienca e pakët e të cilëve nuk frikësonte shumë lojtarët e Lëvit. Gjermanët vazhdojnë të mos jenë mjaft konkretë përpara portës kundërshtare, duke humbur mjaft raste për shënim. Gjithsesi, ai që nuk mund të gabojë është pikërisht, Mikael Balak, duke tërhequr kështu skuadrën e tij drejt turit të radhës në Euro 2008
Përjashtimi dy trajnerëve
Përveç historisë së madhe që mbarte në vetvete kjo ndeshje, një tjetër episod kurioz ndodh në minutën e 40 të pjesës së parë, kur gjyqtari spanjoll, Mehuto Gonzales ka vendosur të përjashtojë Lëvin dhe Hikersbergerin, arsye e së cilës kanë qenë tonet e ashpra që ata të dy kanë përdorur kundrejt gjyqtarit të katërt. Një gjë e tillë, nuk ishte parë kurrë në një ndeshje futbolli.
Poloni-Kroacia 0-1
Kroacia la pushim disa lojtarë titullarë e megjithatë rezultoi tepër e fortë për Poloninë, duke fituar 1-0 ndeshjen e fundit të Grupit B, në Klagenfurt. Me fitoren e mbrëmshme, Kroacia është skuadra e vetme, deri tani, që e mbyll fazën e grupeve me pikë të plota, ndërsa Polonia u rendit në vendin e fundit, me një pikë, po aq sa Austria. Ivan Klasniç ishte autori i golit të vetëm të takimit, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Goli i sulmuesit kroat i dha fund një tjetër shfaqjeje mbresëlënëse nga ana e portierit polak Artur Boruc, si dhe i ka dhënë një shtysë morale shpresës së Kroacisë në prag të çerekfinales me Turqinë. Polonisë i duheshin gola në ndeshjen e mbrëmshme, me qëllim që të shpresonte kualifikimin-mrekulli, kështu që vendimi i Leo Benhakerit për të hequr nga formacioni Ebi Smolarek ishte vërtet befasues, pasi sulmuesi ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës në eliminatore. Holandezi la jashtë edhe mbrojtësin Jaçek Bak, i cili shpresonte të luante ndeshjen e 97-të me kombëtaren. Nga ana tjetër, Biliç mbajti në fushë vetëm dy lojtarë nga 11-shi që mundi Gjermaninë. Pas një fillimi premtues të polakëve, ata u detyruan të pranonin epërsinë e kroatëve. Boruc u bë shpëtimtar në mesin e pjesës së parë, ku i mohoi golin Klasniçit, por nuk arriti ta bënte të njëjtën gjë në minutën e 53-të. Me gjithë hyrjen e Smolarekut, përpjekjet e polakëve nuk dhanë asnjë rezultat, edhe pse Roxher Guerreiro pothuajse barazoi. Në dy raste, portieri kroat Runje u tregua në lartësinë e detyrës, duke ndaluar gola të sigurt e duke ruajtur fitoren e tretë të skuadrës së tij.
Austri – Gjermani 0 - 1
Golat: Balak 49’
Austria (4-2-3-1): 21 Maço, 14 Gariks, 3 Stranzel, 17 Hiden (55’ Leitgeb), 4 Pogatetz, 6 Aufhauser (64’ Saumel), 5 Fuks, 20 Harnik (67’ Kienast), 10 Ivanshitz, 11 Korkmaz, 22 Hofer.
Trajner: Zhozef Hikersberger
Gjermania (4-4-2): 1 Lehman, 3 Fridrish, 17 Mertesaker, 21 Metzelder, 16 Lahm, 4 Fritz (90’ Borovski), 8 Frings, 13 Balak, 20 Podolski (83’ Nojvill), 9 Gomez (60’ Hitzberger), 11 Klose.
Trajner: Joakim Lëv
Gjyqtar: Mehuto Gonzales
Kartonë të verdhë: Stranzel, Ivanshitz, Hofer
Poloni-Kroaci 0 - 1
Golat: Klasniç 52’
Polonia (4-2-3-1): 1 Boruç, 13 Vasilevski, 14 Zevlakov, 5 Dudka, 3 Vavrzyniak, 19 Muravski, 18 Levandovski (46’ Kokoszka), 17 Lobodzinski (55’ Smolarek), 20 Guerreiro, 8 Krzynovek, 11 Saganovski (69’ Zahorski) Trajner: Leo Benhaker
Kroacia (4-4-2): 23 Runje, 2 Simiç, 6 Vejiç, 15 Knezeviç (26’ Korluka), 22 Pranjiç, 16 Leko, 8 Vukojeviç, 13 Pokrivaç, 7 Rakitiç, 17 Klasniç (74’ Kaliniç), 21 Petriç (75’ Kranjca).
Trajner: Slaven Biliç
Gjyqtar: Kiros Vasaras
Kartonë: Levandovski, Zahorski, Vejiç, Vukojeviç
Të veçantat
Sfidë Austri-Gjermani mes aktoreve porno
Sido që të shkojë fati i takimit Gjermani-Austri për një vend në çerekfinalet e Euro 2008, ndeshja midis modeleve toples të dy vendeve u fitua nga Austria që mundi Gjermaninë 10-5. Aktoret porno nuk kishin veshur thuajse asgjë, përveç disa tangave, duke pikturuar me ngjyrat e kombeve të tyre lëkurën lakuriqe. Futbolli i tyre edhe pse jo cilësor, solli entuziazëm në turmën mashkullore që i ndoqi.
1 milion bluza gjermane të shitura
Më shumë se 1 milion bluza të “Balak e kompani” janë shitur në Gjermani me rastin e Kampionatit Evropian. Një sukses të madh ka pasur edhe shitja e topit të Euro 208, “Europass”: 6 milionë ekzemplarë. Shifrat janë dhënë nga “Adidas” gjatë një konference për shtyp, teksa fitimet e kompanisë gjermane në fushën e futbollit janë 50 për qind më shumë se në Euro 2004.
Shifrat për sfidën Rumani vs. Holandë
Kjo është hera e tretë që Holanda dhe Rumania përballen me njëra-tjetrën në një hark kohor prej vetëm 15 muajsh, duke qenë se kanë qenë në të njëjtin grup dhe në fazën në grupe. Gjatë fazës në grupe, Rumania e trajnerit Piturka barazoi 0-0 në fushën e Holandës dhe fitoi me rezultatin 1-0 në shtëpi, në tetorin e vitit të kaluar. Paraqitja më e mirë e Rumanisë në një evropian ishte në vitin 2000, kur ajo arriti të kualifikohen për në fazën çerekfinale, kur u eliminuan nga Italia, e cila doli finaliste.
Krimineli nazist tifoz në Euro 2008
Një kriminel nazist lufte i kërkuar ndërkombëtarisht është parë duke ndjekur ekipin e tij në finalet e Euro 2008 në Austri. Asner është në kërkim nga Interpoli për gjenocid krime lufte e krime ndaj njerëzimit në kohën kur ai shërbente si shef i policisë në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi qeverisej nga regjimi nazist. 95-vjeçari Asner, i cili jeton i qetë në Klagengurt, Austri, u pa duke shëtitur e pirë verë me gruan e tij Edeltrat, duke u shoqëruar me kroatë para sfidës Gjermani-Kroaci.