“Kujtimet e mia me Geraldinën dhe shqiptarët”
Sylvian Muzelie, motra e mbretëreshës Geraldinë, njëkohësisht një nga mikeshat më të mira të Shqipërisë, prej të premtes ndodhet në Tiranë.
ANILA MEMA
Kësaj here e solli tek ne “Dashuria e një gruaje franceze për Shqipërinë”. Një film dokumentar i realizuar nga Ilia Terpini. Një portret për të, për ndihmat e saj ndaj shqiptarëve, për sakrificën dhe jetën e një gruaje energjike, që sot arrin rreth të 80-ve. Por nëse e shihni nëpërmjet këtij shiriti filmik, a nëse e takoni, nuk ju lë përshtypjen e një gruaje në moshë, që di të heshtë, të rri në një kënd të shtëpisë, a të shohë televizor. “Është natyra ime, tregon në dokumentar, të lëviz, udhëtoj, të nis makinën, të korr barin në oborr, ujis lulet a të bëj ski”. Por Shqipëria për të është vendi i mikpritjes, është vendi i dashurisë, vendi i motrës së saj, me të cilin u “dashurua” që kur ishte dhjetë vjeçe. Kujton mjaft mirë kostumet popullore në dasmën e motrës së saj, ka të fotografuar në kujtesë njerëzit pas vitrinave, dhe rrugët pa makina… Këto ditë shëtiti në rrugët e kryeqytetit, takoi miqtë shqiptarë, bëri një vizitë në varreza, e sot largohet drejt Marsejës, me një film dokumentar për veten dhe me një tufë kujtimesh të bukura.
Si një spektatore e keni parë veten në një film. Si është të jesh mes shqiptarësh?
Jam shumë mirënjohëse për shqiptarët, për mikpritjen që më kanë bërë gjatë prezencës sime këtu. Kam dashur gjithmonë t’i them ca fjalë të ëmbla publikut të këtij vendi. E kam njohur që nga koha e martesës së motrës sime, që gati 70 vjet më parë dhe gjithmonë kam qenë shumë mirënjohëse për të. Gjatë luftës kam qenë shumë e preokupuar për të parë se si është gjendja e shqiptarëve, e se si jetojnë. Kam menduar t’i bëj mirë, t’i ndihmoj sado pak dhe për t’i çliruar pak nga gjendja ekonomike. Tani më duket sikur ndihem e njëjtë, shqiptare.
Kur ka qenë hera e parë që keni parë Shqipërinë?
Atë kohë e kujtoj patjetër. Kam qenë dhjetë vjeçe dhe ka qenë dita e martesës të motrës sime me mbretin Zog. Kam qenë shumë e kënaqur. Ka qenë një ditë e bukur dhe me njerëz të veshur bukur. Ka qenë një rrugë e largët për të ardhur deri në Shqipëri dhe për t’u takuar me motrën. Nuk kam harruar asgjë nga ai udhëtim dhe sa herë që vij, gjithmonë e shoh apartamentin që ka pasur në atë kohë. Gjithmonë më kujtohen shqiptarët nëpër vitrinat e dyqaneve. Më kujtohet që s’ka pasur vetura. Ka pasur vetëm kuaj. Dhe mes dy kuajve kam parasysh portretin e mbretit dhe mbretëreshës, e për mua ka qenë një gjë e bukur. Kam qenë fëmijë atëkohë. Kam qenë dhjetë vjeçe dhe mikpritja e shqiptarëve më ka bërë të ndihem mirë, ndaj s’e harroj kurrë.
Si ka qenë udhëtimi juaj i parë drejt këtij vendi?
Udhëtimi i parë ka qenë me traget, ndërkohë vetura ka qenë në traget brenda. Hera e dytë pastaj ka qenë po në të njëjtën mënyrë, ndërsa në udhëtimin tim për lindjen e Princit Leka, kam kaluar nga Jugosllavia me veturë. Isha shumë e kënaqur që kam marrë pjesë në lindjen e bebes dhe thosha, sa mirë që ishte një djalë. Ndërsa kthimi ka qenë i trishtueshëm. Fatkeqësisht pas luftës u detyruan të largoheshin nga atdheu dhe udhëtimet më vonë nuk kanë qenë të shpeshta. Momentet e para që unë kam ardhur këtu kanë qenë në fillimet e krizës së luftës në Shqipëri.
Çfarë ju tërhoqi kaq shumë në këtë vend, që më pas ju bëri ta “dashuronit”?
Mikpritja e shqiptarëve, afërsia që krijonin, dashuria e tyre për Mbretin dhe motrën time. Ndaj dhe u apasionova kaq shumë me ta.
Duke qenë më e vogla nga motrat tuaja, si kanë qenë lidhjet tuaja me mbretëreshën?
Motra ka qenë shumë e veçantë, sepse ka qenë shumë e bukur. Përveç kësaj ka qenë shumë e butë, shumë e ëmbël, më ka konsideruar gjithnjë si vajzën e saj, se më ka rritur si fëmijë gjithë jetën. Dhe vazhdimisht më ka kërkuar të afrohem pas saj.
Po si mbretëreshë si e shihnit?
Geraldina ka qenë gjithmonë mbretëreshë. Ka qenë e dashuruar me popullin shqiptar dhe ka jetuar me sistemin shqiptar. Kur kam filluar të bëhem mike me këtë vend, e kam pyetur - çfarë dëshiron të bëjë?- dhe ajo më tha që unë të interesohesha për fëmijët e vegjël shqiptarë. Ndaj dhe ndihmat që kam dhënë gjithmonë, kanë pasur një qëllim.
Komunikonit më shpesh, apo më shpesh e vizitonit motrën tuaj?
Shumë. Shumë herë komunikonim nëpërmjet letrave me shkrim. Kemi qenë shumë larg për t’u parë.
Në film dhe në jetën tuaj, ka pasur raste që nga shqiptarët edhe të jeni “zhgënjyer” nga disa incidente. Kanë ndikuar këto në dashurinë ndaj këtij vendi, këtyre njerëzve?
I dua shqiptarët dhe do t’i dua gjithmonë. Kam shumë miq të mirë, dhe sot tek kjo ceremoni e filmit e pashë se sa shumë të tillë kam. Dhe kjo më afron dhe më shumë me këta njerëz. Ka pasur disa gjëra të rënda, por tani është e kaluar gjithçka dhe gjithçka e kam falur. Unë e di që në Shqipëri ka pasur një jetë shumë të zorshme ekonomike, ndaj edhe kanë ndodhur ato incidente. Nëse do të kishte prodhime, nuk do kishin ndodhur ato gjëra. Kanë pasur uri, kanë pasur ftohtë, kanë pasur shumë urrejtje në fillim. Por tani është e kaluar.
Si ju duket ky vend pa mbretëreshën, tashmë që e vizitoni?
E shoh Shqipërinë jo si në kohën kur kam ardhur. Është duke u hapur. Kur kam ardhur kam thënë se duhen më shumë se 20 gjenerata për të mbërritur dhe pasur një strukturë normale. Por kjo ka ndodhur më shpejt se aq. Shqiptarët janë inteligjentë, kanë kurajo dhe shumë më të fortë se popujt e tjerë. Dhe kanë për të kaluar çdo periudhë të vështirë.
Po lidhjet me Princin a mbretin si janë aktualisht?
Për mua është e zorshme të merrem vesh me ta në gjuhën shqipe dhe komunikojmë në anglisht së bashku. Kemi shumë dashuri me njëri-tjetrin.
Di që keni për zemër kostumet popullore shqiptare. Sa të tilla dispononi sot?
Oh. I kam shumë për zemër, se janë shumë të bukura. Kësaj here jo, nuk kam marrë ndonjë, por gjithmonë sa herë kam ardhur kam marrë aq shumë sa nuk di se ku t’i vendos. (Qesh)
Çfarë po bëni ndërkohë për Shqipërinë?
Jap pare momentalisht. (Qesh) S’kam mundësi më që të udhëtoj me tragete dhe të sjell ndihma. Thjeshtë ndihmoj shkollat, kam disa ide, jap pare sipas nevojave që kanë dhe që i shoh vetë. Por kam përshtypjen se nuk keni nevojë më për mua.
Kur do t’ju shohim sërish?
Ndoshta në shtator. Por unë vij sa herë më ftojnë, sa herë ka ndonjë gjë interesante. Por s’jam më e nevojshme. (Qesh)