Bereta: “Bogdani zhvilloi një ndeshje të mirë”

Bogdani fiton komplimentat e para sezonale nga trajneri i tij Mario Bereta pas prezantimit të mirë të sulmuesit shqiptar në ndeshjen e Sienës kundër Milanit në transfertë (0-0), edhe pse ai luajti vetëm 17 minuta. "Zhvilluam një ndeshje të mirë. Ndodhemi në një pozicion komod dhe kjo na bën të qetë. Bogdani? Hyri në lojë dhe zhvilloi një ndeshje të mirë. Më duhej dikush që të mbante topin në sulm pas daljes së Lokatelit". Sot sulmuesi shqiptar është bashkuar me skuadrën kombëtare në Holandë.