Mark Van Bomel: “ Nuk luaj nën urdhërat e Van Basten”

Mark van Bomel ka dhënë dorëheqjen e tij nga Kombwtarja holandeze. Futbollisti i Bajernit të Munihut në kampionatin gjerman pohoi se nuk dëshiron të luajë nën urdhërat e Marko Van Basten, për sa kohë ky do të jetë trajneri i përfaqësueses së Holandës. Van Bomel u thirr nga tekniku i "tulipanëve" për ndeshjet kualifikuese të Euro 2008 kundër Bullgarisë (7 tetor) dhe Shqipërisë (11 tetor). Van Bomel informoi Federatën Holandeze të Futbollit për vendimin e tij, e cila nga ana saj pohoi se e respektonte vendimin e futbollistit. Probleme me trajnerin Marko Van Basten ka edhe sulmuesi i Realit të Madridit, Rud Van Nistelroi, që nuk u thirr nga trajneri pas kritikava t bëra në adresë të Van Bastenit.