3 trajnerë të ekipeve të ardhura nga Kategoria e Parë kanë dhënë dorëheqjen

Nga katër trajnerë të shkarkuar apo që kanë dhën dorëheqjen, tre prej tyre kanë qenë në drejtimin e skuadrave të ardhur rishtazi në Kategorinë Superirore: Mustafa Hysi i Luftëtarit, Ramadan Ndreu i Kastriotit dhe Agim Canaj i Flamurtarit. Vetëm Hasan Lika, ish-trajneri i Besës së Kavajës drejtonte ekipin që edhe sezonin e kaluar ishte në Kategorinë Superiore.
Vetëm trajneri rumun Silviu Dumitresku që drejton Apoloninë ende është në lojë, por Apolonia e tij renditet e fundit me gjithë investimet e presidentit Koco Kokëdhima. Në Javën e 6-të, Apolonia do të jetë mysafire në Tiranë përballë kryesuesve të Kampionatit, ku bardheblutë nuk besoj të falin fierakët dhe situata e Dumitreskut komplikohet gjithmonë e më shumë, në një kohë që rumuni është i gatshëm të sakrifikohet.
Kjo dëshmon edhe faktin tjetër se të jesh trajner në Superligë me ekipe modeste por që pretendojnë shumë nuk është dhe aq e thjeshtë.
EKIPET E ARDHURA NGA KATEGORIA E PARË DHE TRAJNERËT
1.LUFTËTARI: Mustafa Hysi shkarkohet pas Javës së I-rë
2.KASTRIOTI: Ramazan Ndreu jep dorëheqjen pas javës së IV-t
3.FLAMURTARI : Agim Canaj jep dorëheqjen pas javës së V-të
4.APOLONIA: Silviu Dumitresku vazhdon të jetë në drejtim