E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukuria/ Trajnerët zëvëndësues, fillim me fitore

Është shumë intersant fakti se në takimet e para të tyre, trajnerët zëvëndësues kanë arritur të fitojnë ndeshjet me me kundërshtarët.
Kështu Ilir Spahiu pas zëvëndësimit të teknikut Mustafa Hysi, fitoi ndeshjen e parë të tij me Dinamon (2-0). Me fitore e nisi edhe Petrit Haxhia që zuri vendin e Ramadan Ndreut në pankinën e Kastriotit. Haxhia fitoi në javën e 5-te me Flamurtarin (1-0).
Edhe Besa që nuk kishte shijuar asnjë fitore me Hasan Likën në drejtim fitoi takimin nën drejtimin e Përparim Daiut.
Gjithsesi trajnerët zëvendësues nuk kanë harruar pa përmendur dhe falenderuar punën e paraardhësve të tyre.

NDESHJET E PARA TË TRAJNERVE ZËVENDËSUES

Ilir Spahiu: Luftëtari-Dinamo 2-0 (Java e II-të)
Petrit Haxhia: Kastrioti-Flamurtari 1-0 (Java e V-të)
Përparim Daiu: Apolonia-Besa 0-1 (Java e V-të)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›