Ndërrimet e trajnerëve gjatë sezonit 2006-2007

Me dorëheqjen e Agim Canajt nga drejtimi i Flamurtarit, shkoi në katër numri i trajnerëvë të larguar apo të shkarkuar nga drejtimi i ekipeve të Kategorisë Superiore në harkun kohor të pesë javëve.
Trajneri i parë i shkarkuar i sezonit 2006-2007 është ai i Luftëtarit, Mustafa Hysi që u zëvendësua nga Ilir Spahiu, pas përfundimit me humbje të ndeshjes së parë Luftëtarit me Vllazninë (1-0). Pas tri javëve "pushim", rifilloi "valsi" i dorëheqjeve, ku pas ndeshjeve të javës së katërt dhanë dorëheqjen e parevokueshme dy trajnerë: Hasan Lika i Besës dhe Ramadan Ndreu i Kastriotit të Krujës, dy ekipe që në katër javët e para nuk kishin mundur të fitonin asnjë takim, madje dhe përballja midis tyre në javën e parë të sezonit: Kastrioti-Besa përfundoi në barazim (2-2).
Hasan Lika u zëvëndësua zyrtarisht nga kosovari Rafet Prekazi, por në ndeshjen e parë post-Lika ekipin e Besës e drejtoi ndihmësi Përparim Daiu.
Vendin vakant të lënë nga Ramadan Ndreu e zuri Petrit Haxhia që "nxiti" një tjetër dorëheqje, atë të trajnerit të Flamurtarit, Agim Canaj.
NDËRRIMET E TRAJNERËVE GJATË SEZONIT 2006-2007
1. Luftëtari: Ilir Spahiu zëvendëson Mustafa Hysin në javën e dytë (Hysi 1 ndeshje 1 humbje).
2. Besa: Hasan Lika jep dorëheqjen pas javës së 4-të (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-të, Përparim Daiu (1 ndeshje, 1 fitore; Apolonia-Besa 0-1)
3. Kastrioti: Ramadan Ndreu jep dorëheqjen pas javës së 4-të (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-të, Petrit Haxhia.
4. Flamurtari: Agim Canaj jep dorëheqjen pas javës së 5-të (5 ndeshje: 1 fitore dhe 4 humbje).