Oto Bariç , kroati “skicon” 11-të antibjellorusët

Pak orë para nisjes për në Minskun e largët të Bjellorusisë, nesër më 1 shtator, trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric ka përvijuar edhe pse jo në detaje formacioni dhe strategjinë e tij për të dalë me sukses në ballafaqimin e tij të parë zyrtar në panikën e Shqipërisë.
Seancat stërvitore në Hamburg, të parat me lojtarët e tij, duke përjashtuar seancën një orëshe dhe ndeshjen në San Marino, i kanë krijuar një tjetër imazh kroatit për të futur edhe idetë e tij në përfaqësuesen kuqezi.
Kështu, sic mësohet nga kampingu stërvitor i kuqezinjve, trajneri duket se ka ndarë mendjen për të luajtur me katër mbrojtës në linjë të drejtë: ku në qëndër të mbrojtjes përkrah Besnik Hasit pritet të jetë Nevil Dede, ndërsa në krahë do të jenë Ardian ALiaj dhe Elvin Beqiri.
Mesfusha do t'i takojë Lorik Canës, Altin Lalës, në rolin e mesfushorëve shkatërrues dhe më përpara për të kryer dhe organizinin e lojës do të jenë Ervin Skela e Debatik Curri, me alternativë Edvin Muratin.
Në sulm, cështja është tërësisht e zgjidhur teksa do të luajnë Igli Tare dhe Erjon Bogdani.
E vetmja enigmë është se kush do ta mbrojë portën, teksa në "balotazh" janë Arjan Beqaj i Anorthosis Famagusta dhe Ilion Lika i Dinamos. Por edhe nga deklarimet konfidenciale të trajnerit të portierëve Foto Strakoshës, duket se te katërkëndëshi kuqezi do të jetë kosovari Beqaj në premierën e fushatës kualifikuese të Euro 2008.