Mërgim Mavraj mungon sot në Stuttgarter Kickers- Darmstadt 98

Skuadra e Darmstadt 98 ku aktivizohet edhe nja nga kandidatët potentë për fanelen e Kombëtares, Mërgim Mavraj, do të luajë sot në orën 19:00 në transfertë kundër Stuttgarter Kickers, por shqiptari nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Gino Lettieri, për shkak të dëmtimit, ndërsa gjatë gjithë javës është stërvitur shumë pak. Bashkë me Mavraj nuk do të jetë as Stefan Leitl.
Stuttgarter Kickers kryeson kampionatin në Ligën Rajonale të Jugut me 13 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa Darmstadt ndodhet në vendin e 9-trëme 6 pikë, teksa ka regjistruar 2 fitore dhe 3 humbje.
Ndeshjen e fundit Darmstadt 98 humbi kundër FK Pirmasens (2-1).
-----------
Foto: Mergim Mavraj (me te verdha) gjate nje ndeshje ne Regionaliga
-----------
Nga Aurel Vrenozi
asport@albania-sport.com