Brigel: “Jam i lumtur te Bahreini”

Ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Brigel pranon se po kalon ditë të lumtura me kombëtaren e tij të re, Bahreinin. Gjatë stërvitjeve të dy ditëve të fundit, në kuadër të një ndeshje miqësore me Jordaninë (më 2 shtator) dhe të asaj zyrtare me Kuvaitin në Dubai, më 9 shtator, për kualifikueset e Kupës së Azisë 2007, Brigeli pohoi për median e shtetit arabik: "Jam i lumtur të shikoj të gjithë lojtarët profesionistë që përgatiten me perkushtim për ndeshjet thelbësore kundër Australisë dhe Kuvajtit". "Unë pashë videokasetën e ndeshjes Australi-Kuvajt të zhvilluar në Sidnej dhe do të udhëtoj drejt Kuvajitit për ti parë sërish duke luajtur. Unë e di sesi luajnë ekipet dhe do të jem gati për të", tha Brigel, që ka luajtur 72 ndeshje për Gjermaninë duke shënuar edhe 4 gola.
"Unë e pranova këtë punë sepse unë pashë një grup lojtarësh të rinj të aftë për të koleksionuar arrtije të mëdha. Unë bësoj se shanset tona për të arritur në finalet e Kupës së Azizë janë të qarta", e mbyll deklaratën e tij, gjermani 51-vjecar.
-----------------
Emiljano Kociu
asport@albania-sport.com