E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta të shtunën, miqësore ndaj Lushnjës

Teuta, skuadra që kryeson me meritë kampionatin shqiptar me atë fitore befasuese 3-1 me Dinamon në Tiranë, vazhfojnë përgatitjet e ethshme nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, përgatitje që synojnë në planin taktik dhe fizik.
Ditën e shtunë, Teuta do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Lushnjën, me të cilën pat fituar edhe një ndeshje testuese në "Roza Haxhiu" me rezultatin 2-0.
Gjatë miqësoreve të zhvilluara para fillimi të kampionatit, Teuta fitoi me Lacin 2-0, barazoi me Kastriotin 1-1 dhe Pogradecin 0-0, si dhe humbi me Vllazninë në Shijak 1-0.
---------------
Franc Hoxha
asport@albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›