Bergman dhe "gratë e tij"
Ingmar Bergman është një nga
regjisorët më të mëdhenj të kohës
sonë dhe është shndërruar në
një mit, rreth të cilit po sillet një
mini-industri e tërë kinematografike,
libreske etj. Pjesa më e madhe tentojnë
që të zbulojnë dhe zbërthejnë marrëdhëniet
e tij me aktoret më të famshme
dhe më të bukura të kohës, me të cilat
Bergman solli në jetë kryeveprat e
tij. Harriet Anderson, Bibi Anderson,
Liv Ulman, Gunnel Lindblom, Ingrid
Thulin, Lena Olin dhe të tjera, prej
mjeshtrit të madh u shndërruan në yje
ndërkombëtare, për shkak të punës së
tyre me Bergman. Në këmbim, bukuria
e këtyre femrave, inteligjenca, talenti
skenik ndihmoi në rritjen e audiencës
së filmave të regjisorit suedez, puna
e së cilit doli dhe u vlerësua përtej
kufijve të Suedisë. Por Bergman ishte
gjithmonë i pasionuar ndaj bukurisë
femërore, ndaj detajeve të fytyrës, trupit,
lëvizjeve. Ai përjetonte një emocion
shumë të madh kur i fuste në fokusin
e tij dhe i bënte pjesë të botës artistike
të celuloidit. Sipas asaj çka thotë njëra
nga këto aktore, Harriet Anderson,
Bergmanit i pëlqente shumë që t‘i
quante bashkëpunëtoret e tij: "Aktoret
e mia të vogla".
Që në fillim të karrierës së tij në vitet
‘40 e deri në fund të saj në vitet ‘60,
gratë kanë dëshmuar marrëdhëniet
klaustrofobike të tij me seksin tjetër.
"Ai donte që të ishte jashtëzakonisht
pranë me aktoret e tij, i afërt për t‘i
mbështetur. Dikush e merrte këtë
sjellje si një lloj manie", thotë Mai
Zetterling, që ka punuar me regjisorin
e madh në vitin 1940. Vetë Ingrid Bergman,
bashkëshortja e regjisorit dhe
legjenda e pavdekshme e Hollivudit,
shpesh ndihej keq nga mënyra e sjelljes
së bashkëshortit ndaj aktoreve
me të cilat punonte. Nëse dikush do
të kërkonte një shpjegim psikologjik
për këtë sjellje, pra për fiksimin e tij
ndaj aktoreve, përgjigjja e parë që vjen
është ajo e marrëdhënies së tij me të
ëmën. "Mamaja është e bukur, është
më e bukur nga ç‘mund të imagjinohet,
më e bukur nga Virgjëresha Mari apo
Lilian Gish", shkruan Bergman për të
ëmën në romanin e tij autobiografik
"Fëmijët e së dielës". Ai e krahasonte
atë me krijesën më të bukur tokësore
dhe qiellore, njëherazi dhe për të, të
gjitha aktoret me të cilat kishte punuar,
edhe po të bëheshin bashkë, nuk do të
mund ta arrinin bukurinë e së ëmës.
Nga fundi i karrierës së tij ai bëri një
film të shkurtër dokumentar, "Fytyra
e Karinës" në vitin 1986, në të cilin
rrëfente historinë e të ëmës përmes
një përzgjedhjeje pamjesh të marra
nga albumi i familjes. Në fotot e para,
ajo shfaqet si një grua mrekullisht e
bukur, por në pozat e mëvonshme ajo
nis të plaket dhe të zbehet.
Devocioni i Bergman ndaj së ëmës
jo gjithmonë iu rikthye. Së ëmës nuk
i pëlqente gjithë ky adhurim dhe
përpiqej që t‘ia frenonte këtë ndjenjë
edhe të birit. Sipas ish-bashkëshortes
së Bergman, regjisori ishte gjithmonë
në kërkim të një gruaje që i kujtonte
të ëmën, që do t‘i jepte stabilitetin
dhe qëndrueshmërinë për të cilën ai
kishte nevojë. Regjisori pati marrëdhënie
me shumë bashkëpunëtore të
tijat. Harriet Anderson kujton se teksa
diskutonte me regjisorin për të ardhmen
e karrierës së saj, ai ishte shumë
i dhënë, por po aq i dhënë ishte me
të gjitha aktoret që bashkëpunonte.
Bergman nuk mund të rrinte në një
lidhje të vetme dhe pa u ushqyer vazhdimisht
me pjalmin e romancave.
Një mënyrë e tillë jetese ndikonte
dashje pa dashje edhe në filmat që
Bergman bënte.
Marrëdhëniet e tij dashurore ishin
të pashmangshme me karrierën e tij.
Jo më kot u martua 5 herë dhe në fund
të jetës kishte një ushtri të vogël prej
5 ish-grash dhe një tufë fëmijësh, për
të cilët kujdesej vazhdimisht. "Një
herë në muaj kisha caktuar një ditë të
posaçme kur nisesha për në postë për
t‘u dërguar paratë ish-grave dhe fëmijëve
të Bergman. Për kohën ishte një
shumë e madhe", thotë një ish-sekretare
e regjisorit, të cilën e kishte marrë
në punë që në moshën 17-vjeçare dhe
fillimi kishte qenë mjaft i vështirë.
"Bergman kishte një reputacion të
tmerrshëm. Bërtiste dhe sillej si i marrë
kur gjërat nuk i shkonin mirë. Shpesh
nuk ishte i lumtur dhe kishte probleme
të vazhdueshme me stomakun që ia
prishnin humorin. Ka pasur një periudhë
në krijimtarinë e Bergmanit kur
kritika ka qenë shumë e ashpër ndaj
tij. Bëhet fjalë për mesin e viteve ‘50.
Vetëm pas fitores së "Oskarit" dhe disa
çmimeve në Kanë, Bergman nisi që të
shihej dhe konsiderohej ndryshe. Një
nga shkaqet e pakënaqësive të Bergmanit
ishin edhe marrëdhëniet e tij jo
të mira me producentët e filmave. Ata
nuk ia kishin shumë qejf natyrën e tij
dhe druheshin se filmat e tij nuk do të
prodhonin shumë para. Por Bergman
ishte gjenial edhe në mënyrën se si
arrinte t‘i bindte producentët e tua
argumentonte se ku qëndronte thelbi
i suksesit.
Por ndaj aktorëve ai zakonisht
ishte shumë pozitiv dhe dashamirës.
Kjo, sepse mes tyre kishte një ndjenjë
respekti të ndërsjellë dhe ata e admironin
përkushtimin dhe talentin
e mjeshtrit, i cili jepte tërë veten e
tij dhe ngulmonte për përsosmërinë
edhe të detajit më të vogël. Shpesh
marrëdhënia mes aktoreve
dhe regjisorit
ishe një marrëdhënie
mes të dashurish, pra
të dyja palët prisnin
nga njëra-tjetra
përkushtim të plotë.
Një nga aktoret më të
mëdha të kohës, Bibi
Anderson, u shpreh
se ajo gjatë periudhës
që punonte me
Bergmanin ndihej
sikur ecte në një litar.
"Bergmani i pëlqente
shumë njerëzit dhe
sidomos bashkëpunëtorët
e tij që vinin me ide. Nëse nuk
ka ide ai ndihej bosh dhe i vetmuar
dhe në kërkim të burimeve të tjera
të frymëzimit", rrëfen Anderson. Ajo
çka e bënte Bergmanin që të inatosej
vërtet, ishte kur aktoret e veta e braktisnin,
për shembull kur mbeteshin
me shtatzënë. Lena Olin, e njohur
për rolin e saj në filmin "Lehtësia e
papërballueshme e qenies", u zu me
Bergmanin pikërisht për këtë arsye.
Kur Bergman e pa shtatzënë dhe me
vëmendje të shpërqendruar e humbi
interesin për të. Madje jo vetëm
kaq. Ai u bë dukshëm armiqësor. Në
autobiografinë e tij Bergman shkruan
fjalë nga më të mirat për Olin,
megjithatë të shumtë janë dëshmitarët
e shpërthimeve të jashtëzakonshme
të inatit mes të dyve. Vite më
pas, kur Olin, e cila ishte zhvendosur
me gjithë familjen e saj në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, dëshironte
të kthehej e të bashkëpunonte me
Bergmanin për një film, që në takimin
e parë ajo pa një armiqësi të jashtëzakonshme
tek ai, çka nuk e la që ta
vazhdonte ëndrrën e saj. Aktorët, që
në njëfarë mënyre e kundërshtonin,
apo edhe e "tradhtonin" Bergmanin, e
dinin mirë se çdo të thotë të ishe një
nga personat që mjeshtri kishte inat.
Harri për shembull kujton se shpesh
Bergman, pas zënkave të tyre, i jepte
role që në njëfarë mënyre reflektonin
ata të dy, apo marrëdhënien që
ata kishin. Një tjetër aktore me të
cilën Bergman ishte i lidhur, ishte
Liv Ulman. Për herë të parë ai e takoi
aktoren norvegjeze kur ishte pjesë
e një delegacioni nga Norvegjia, që
vinte për të vizituar studiot e filmit
në Suedi. Më pas pa një foto të saj
me Bibi Anderson në shesh-xhirimin
e një filmi në vitin 1962, "Sumer
is Short". Ajo çka i bëri përshtypje
Bergmanit ishte ndryshimi i madh,
por edhe të përbashkëtat e jashtëzakonshme
që kishin me njëra-tjetrën
të dyja aktoret. Ngjashmëria e tyre i
dha idenë për filmin "Persona" të vitit
1966, të cilin ai e quan ndryshe edhe
"Sonatë për dy instrumente". Për Ulman
bashkëpunimi me Bergman ishte i
jashtëzakonshëm. "Për herë të parë takova
një regjisor që diti të më nxjerrë në
pah të gjitha vetitë e fshehura brenda.
Bergman kishte qëllim që të hynte
shumë më thellë nga sa ia lejonte profesioni
në jetët emocionale të aktoreve
të veta. Të paktë janë ata regjisorë që
kanë pasur një mani të tillë, kaq këmbëngulëse.
Ai identifikohej me to dhe
u jepte roleve të interpretuara prej tyre
tiparet dhe veçantitë e marrëdhënieve
që kishin me të vërtetë. Këto aktore
ishin njëherazi për të ekzotike dhe
misterioze. Thuajse të gjithë filmat e
tij e pasqyrojnë këtë tipar të veçantë
të krijimtarisë së tij dhe mënyrës së
bashkëpunimit. Askush nuk mund ta
mohojë faktin se jeta personale e Bergmanit
ishte një lëmsh i vazhdueshëm.
Kishte raste kur egoizmi i tij dhe inati
befasonin dhe tmerronin dukshëm
bashkëpunëtorët, madje edhe aktoret
e tij më të dashura. Përmes filmave të
tij ne mësojmë shumë për karakterin e
tij kompleks, për problemet me taksat,
me flirtet, me dashuritë e tradhtitë.
Kjo njohuri nuk ia heq statusin prej
artisti të jashtëzakonshëm. Ato thjesht
e bëjnë atë më njerëzor.
regjisorët më të mëdhenj të kohës
sonë dhe është shndërruar në
një mit, rreth të cilit po sillet një
mini-industri e tërë kinematografike,
libreske etj. Pjesa më e madhe tentojnë
që të zbulojnë dhe zbërthejnë marrëdhëniet
e tij me aktoret më të famshme
dhe më të bukura të kohës, me të cilat
Bergman solli në jetë kryeveprat e
tij. Harriet Anderson, Bibi Anderson,
Liv Ulman, Gunnel Lindblom, Ingrid
Thulin, Lena Olin dhe të tjera, prej
mjeshtrit të madh u shndërruan në yje
ndërkombëtare, për shkak të punës së
tyre me Bergman. Në këmbim, bukuria
e këtyre femrave, inteligjenca, talenti
skenik ndihmoi në rritjen e audiencës
së filmave të regjisorit suedez, puna
e së cilit doli dhe u vlerësua përtej
kufijve të Suedisë. Por Bergman ishte
gjithmonë i pasionuar ndaj bukurisë
femërore, ndaj detajeve të fytyrës, trupit,
lëvizjeve. Ai përjetonte një emocion
shumë të madh kur i fuste në fokusin
e tij dhe i bënte pjesë të botës artistike
të celuloidit. Sipas asaj çka thotë njëra
nga këto aktore, Harriet Anderson,
Bergmanit i pëlqente shumë që t‘i
quante bashkëpunëtoret e tij: "Aktoret
e mia të vogla".
Që në fillim të karrierës së tij në vitet
‘40 e deri në fund të saj në vitet ‘60,
gratë kanë dëshmuar marrëdhëniet
klaustrofobike të tij me seksin tjetër.
"Ai donte që të ishte jashtëzakonisht
pranë me aktoret e tij, i afërt për t‘i
mbështetur. Dikush e merrte këtë
sjellje si një lloj manie", thotë Mai
Zetterling, që ka punuar me regjisorin
e madh në vitin 1940. Vetë Ingrid Bergman,
bashkëshortja e regjisorit dhe
legjenda e pavdekshme e Hollivudit,
shpesh ndihej keq nga mënyra e sjelljes
së bashkëshortit ndaj aktoreve
me të cilat punonte. Nëse dikush do
të kërkonte një shpjegim psikologjik
për këtë sjellje, pra për fiksimin e tij
ndaj aktoreve, përgjigjja e parë që vjen
është ajo e marrëdhënies së tij me të
ëmën. "Mamaja është e bukur, është
më e bukur nga ç‘mund të imagjinohet,
më e bukur nga Virgjëresha Mari apo
Lilian Gish", shkruan Bergman për të
ëmën në romanin e tij autobiografik
"Fëmijët e së dielës". Ai e krahasonte
atë me krijesën më të bukur tokësore
dhe qiellore, njëherazi dhe për të, të
gjitha aktoret me të cilat kishte punuar,
edhe po të bëheshin bashkë, nuk do të
mund ta arrinin bukurinë e së ëmës.
Nga fundi i karrierës së tij ai bëri një
film të shkurtër dokumentar, "Fytyra
e Karinës" në vitin 1986, në të cilin
rrëfente historinë e të ëmës përmes
një përzgjedhjeje pamjesh të marra
nga albumi i familjes. Në fotot e para,
ajo shfaqet si një grua mrekullisht e
bukur, por në pozat e mëvonshme ajo
nis të plaket dhe të zbehet.
Devocioni i Bergman ndaj së ëmës
jo gjithmonë iu rikthye. Së ëmës nuk
i pëlqente gjithë ky adhurim dhe
përpiqej që t‘ia frenonte këtë ndjenjë
edhe të birit. Sipas ish-bashkëshortes
së Bergman, regjisori ishte gjithmonë
në kërkim të një gruaje që i kujtonte
të ëmën, që do t‘i jepte stabilitetin
dhe qëndrueshmërinë për të cilën ai
kishte nevojë. Regjisori pati marrëdhënie
me shumë bashkëpunëtore të
tijat. Harriet Anderson kujton se teksa
diskutonte me regjisorin për të ardhmen
e karrierës së saj, ai ishte shumë
i dhënë, por po aq i dhënë ishte me
të gjitha aktoret që bashkëpunonte.
Bergman nuk mund të rrinte në një
lidhje të vetme dhe pa u ushqyer vazhdimisht
me pjalmin e romancave.
Një mënyrë e tillë jetese ndikonte
dashje pa dashje edhe në filmat që
Bergman bënte.
Marrëdhëniet e tij dashurore ishin
të pashmangshme me karrierën e tij.
Jo më kot u martua 5 herë dhe në fund
të jetës kishte një ushtri të vogël prej
5 ish-grash dhe një tufë fëmijësh, për
të cilët kujdesej vazhdimisht. "Një
herë në muaj kisha caktuar një ditë të
posaçme kur nisesha për në postë për
t‘u dërguar paratë ish-grave dhe fëmijëve
të Bergman. Për kohën ishte një
shumë e madhe", thotë një ish-sekretare
e regjisorit, të cilën e kishte marrë
në punë që në moshën 17-vjeçare dhe
fillimi kishte qenë mjaft i vështirë.
"Bergman kishte një reputacion të
tmerrshëm. Bërtiste dhe sillej si i marrë
kur gjërat nuk i shkonin mirë. Shpesh
nuk ishte i lumtur dhe kishte probleme
të vazhdueshme me stomakun që ia
prishnin humorin. Ka pasur një periudhë
në krijimtarinë e Bergmanit kur
kritika ka qenë shumë e ashpër ndaj
tij. Bëhet fjalë për mesin e viteve ‘50.
Vetëm pas fitores së "Oskarit" dhe disa
çmimeve në Kanë, Bergman nisi që të
shihej dhe konsiderohej ndryshe. Një
nga shkaqet e pakënaqësive të Bergmanit
ishin edhe marrëdhëniet e tij jo
të mira me producentët e filmave. Ata
nuk ia kishin shumë qejf natyrën e tij
dhe druheshin se filmat e tij nuk do të
prodhonin shumë para. Por Bergman
ishte gjenial edhe në mënyrën se si
arrinte t‘i bindte producentët e tua
argumentonte se ku qëndronte thelbi
i suksesit.
Por ndaj aktorëve ai zakonisht
ishte shumë pozitiv dhe dashamirës.
Kjo, sepse mes tyre kishte një ndjenjë
respekti të ndërsjellë dhe ata e admironin
përkushtimin dhe talentin
e mjeshtrit, i cili jepte tërë veten e
tij dhe ngulmonte për përsosmërinë
edhe të detajit më të vogël. Shpesh
marrëdhënia mes aktoreve
dhe regjisorit
ishe një marrëdhënie
mes të dashurish, pra
të dyja palët prisnin
nga njëra-tjetra
përkushtim të plotë.
Një nga aktoret më të
mëdha të kohës, Bibi
Anderson, u shpreh
se ajo gjatë periudhës
që punonte me
Bergmanin ndihej
sikur ecte në një litar.
"Bergmani i pëlqente
shumë njerëzit dhe
sidomos bashkëpunëtorët
e tij që vinin me ide. Nëse nuk
ka ide ai ndihej bosh dhe i vetmuar
dhe në kërkim të burimeve të tjera
të frymëzimit", rrëfen Anderson. Ajo
çka e bënte Bergmanin që të inatosej
vërtet, ishte kur aktoret e veta e braktisnin,
për shembull kur mbeteshin
me shtatzënë. Lena Olin, e njohur
për rolin e saj në filmin "Lehtësia e
papërballueshme e qenies", u zu me
Bergmanin pikërisht për këtë arsye.
Kur Bergman e pa shtatzënë dhe me
vëmendje të shpërqendruar e humbi
interesin për të. Madje jo vetëm
kaq. Ai u bë dukshëm armiqësor. Në
autobiografinë e tij Bergman shkruan
fjalë nga më të mirat për Olin,
megjithatë të shumtë janë dëshmitarët
e shpërthimeve të jashtëzakonshme
të inatit mes të dyve. Vite më
pas, kur Olin, e cila ishte zhvendosur
me gjithë familjen e saj në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, dëshironte
të kthehej e të bashkëpunonte me
Bergmanin për një film, që në takimin
e parë ajo pa një armiqësi të jashtëzakonshme
tek ai, çka nuk e la që ta
vazhdonte ëndrrën e saj. Aktorët, që
në njëfarë mënyre e kundërshtonin,
apo edhe e "tradhtonin" Bergmanin, e
dinin mirë se çdo të thotë të ishe një
nga personat që mjeshtri kishte inat.
Harri për shembull kujton se shpesh
Bergman, pas zënkave të tyre, i jepte
role që në njëfarë mënyre reflektonin
ata të dy, apo marrëdhënien që
ata kishin. Një tjetër aktore me të
cilën Bergman ishte i lidhur, ishte
Liv Ulman. Për herë të parë ai e takoi
aktoren norvegjeze kur ishte pjesë
e një delegacioni nga Norvegjia, që
vinte për të vizituar studiot e filmit
në Suedi. Më pas pa një foto të saj
me Bibi Anderson në shesh-xhirimin
e një filmi në vitin 1962, "Sumer
is Short". Ajo çka i bëri përshtypje
Bergmanit ishte ndryshimi i madh,
por edhe të përbashkëtat e jashtëzakonshme
që kishin me njëra-tjetrën
të dyja aktoret. Ngjashmëria e tyre i
dha idenë për filmin "Persona" të vitit
1966, të cilin ai e quan ndryshe edhe
"Sonatë për dy instrumente". Për Ulman
bashkëpunimi me Bergman ishte i
jashtëzakonshëm. "Për herë të parë takova
një regjisor që diti të më nxjerrë në
pah të gjitha vetitë e fshehura brenda.
Bergman kishte qëllim që të hynte
shumë më thellë nga sa ia lejonte profesioni
në jetët emocionale të aktoreve
të veta. Të paktë janë ata regjisorë që
kanë pasur një mani të tillë, kaq këmbëngulëse.
Ai identifikohej me to dhe
u jepte roleve të interpretuara prej tyre
tiparet dhe veçantitë e marrëdhënieve
që kishin me të vërtetë. Këto aktore
ishin njëherazi për të ekzotike dhe
misterioze. Thuajse të gjithë filmat e
tij e pasqyrojnë këtë tipar të veçantë
të krijimtarisë së tij dhe mënyrës së
bashkëpunimit. Askush nuk mund ta
mohojë faktin se jeta personale e Bergmanit
ishte një lëmsh i vazhdueshëm.
Kishte raste kur egoizmi i tij dhe inati
befasonin dhe tmerronin dukshëm
bashkëpunëtorët, madje edhe aktoret
e tij më të dashura. Përmes filmave të
tij ne mësojmë shumë për karakterin e
tij kompleks, për problemet me taksat,
me flirtet, me dashuritë e tradhtitë.
Kjo njohuri nuk ia heq statusin prej
artisti të jashtëzakonshëm. Ato thjesht
e bëjnë atë më njerëzor.