Një serb arrestohet për krime lufte
Policia e Kosovës ka arrestuar në
fshatin Gornjasellë, në afërsi
të Prizrenit, një qytetar serb
të Kosovës, të dyshuar për krime
lufte. Policia e Kosovës njofton se të
dyshuarit, me urdhër të prokurorit
ndërkombëtar, i është caktuar paraburgimi
për 48 orë.
Policia e Kosovës ka arrestuar në
afërsi të Prizrenit një qytetar serb të
Kosovës, të dyshuar për krime lufte
në periudhën ‘98-‘99.
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka,
bën të ditur se i dyshuari është Goran
Vuçkoviq, 36 vjeç, i cili aktualisht po
mbahet në qendrën e paraburgimit
në Prizren.
Sipas zëdhënësit Beka, për këtë
rast është njoftuar edhe policia dhe
Prokuroria Speciale e EULEX-it.
"Zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin
e personit të dyshuar. Bëhet
fjalë për Goran Vuçkoviq, i lindur më
1973, serb, shtetas i Kosovës. Ai është
shoqëruar deri në stacionin policor
në Prizren. Ai nuk ka pranuar të japë
deklaratë lidhur me rastin e kanosjes".
"Mirëpo, në të njëjtën kohë, policia
ka pranuar informata se i njëjti mund
të jetë i dyshuar edhe për krime lufte.
Për këtë arsye, është njoftuar dhe Policia
e EULEX-it, Prokuroria Speciale
për Krime Lufte e EULEX-it, si dhe me
urdhër të prokurorit special të EULEXit,
i dyshuari është dërguar në ndalim
policor për 48 orë në stacionin policor
në Prizren", tha Beka.
Po ashtu, bëhet e ditur se Policia
e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë
nisur me hetimet dhe me mbledhjen
e informatave shtesë për këtë rast.
"Hetuesit nga njësia e hetimeve rajonale
të Prizrenit janë në proces të
grumbullimit të informatave lidhur
me këtë person të dyshuar", deklaroi
Beka.
Ai tha se pas marrjes në pyetje të të
dyshuarit, do të publikohen informacione
të tjera për arrestimin e tij dhe
me veprat për të cilat është i dyshuar.
Çështja e krimeve të luftës në Kosovë
para operacionalizimit të misionit
të Bashkimit Europian për sundimin
e ligjit, EULEX, trajtohej nga prokurorët
dhe gjykatësit e Administratës
së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Dosjet që trajtoheshin nga UNMIKu,
u transferuan tek EULEX-i brenda
periudhës dhjetor 2008 deri më tani.
Mirëpo, shpalosja e këtyre dosjeve,
përfshirë edhe ato për krime lufte,
sipas zyrtarëve të EULEX-it, do të
bëhet kur të jenë përmbushur disa
kritere, të cilat i sqaron zëdhënësi
i EULEX-it, Kristof Lamfalusi: "Ajo
që prokurorët janë duke bërë, është
shikimi i të gjitha rasteve, i rasteve të
krimit dhe hetimet një nga një, për të
parë se a ka akoma evidenca, se a ka
akoma dëshmitarë dhe se a mund të
punohet në këto raste. Pra, jemi në
procesin e seleksionimit dhe të disa
rasteve që janë marrë nga UNMIK-u",
tha Lamfalusi.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Gjykatës
së Qarkut në Prishtinë thonë se nuk
kanë ndonjë problem në procedimin
e mëtejmë të rasteve të krimeve të
luftës, të cilat kryesohen nga gjykatësit
ndërkombëtarë.
fshatin Gornjasellë, në afërsi
të Prizrenit, një qytetar serb
të Kosovës, të dyshuar për krime
lufte. Policia e Kosovës njofton se të
dyshuarit, me urdhër të prokurorit
ndërkombëtar, i është caktuar paraburgimi
për 48 orë.
Policia e Kosovës ka arrestuar në
afërsi të Prizrenit një qytetar serb të
Kosovës, të dyshuar për krime lufte
në periudhën ‘98-‘99.
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka,
bën të ditur se i dyshuari është Goran
Vuçkoviq, 36 vjeç, i cili aktualisht po
mbahet në qendrën e paraburgimit
në Prizren.
Sipas zëdhënësit Beka, për këtë
rast është njoftuar edhe policia dhe
Prokuroria Speciale e EULEX-it.
"Zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin
e personit të dyshuar. Bëhet
fjalë për Goran Vuçkoviq, i lindur më
1973, serb, shtetas i Kosovës. Ai është
shoqëruar deri në stacionin policor
në Prizren. Ai nuk ka pranuar të japë
deklaratë lidhur me rastin e kanosjes".
"Mirëpo, në të njëjtën kohë, policia
ka pranuar informata se i njëjti mund
të jetë i dyshuar edhe për krime lufte.
Për këtë arsye, është njoftuar dhe Policia
e EULEX-it, Prokuroria Speciale
për Krime Lufte e EULEX-it, si dhe me
urdhër të prokurorit special të EULEXit,
i dyshuari është dërguar në ndalim
policor për 48 orë në stacionin policor
në Prizren", tha Beka.
Po ashtu, bëhet e ditur se Policia
e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë
nisur me hetimet dhe me mbledhjen
e informatave shtesë për këtë rast.
"Hetuesit nga njësia e hetimeve rajonale
të Prizrenit janë në proces të
grumbullimit të informatave lidhur
me këtë person të dyshuar", deklaroi
Beka.
Ai tha se pas marrjes në pyetje të të
dyshuarit, do të publikohen informacione
të tjera për arrestimin e tij dhe
me veprat për të cilat është i dyshuar.
Çështja e krimeve të luftës në Kosovë
para operacionalizimit të misionit
të Bashkimit Europian për sundimin
e ligjit, EULEX, trajtohej nga prokurorët
dhe gjykatësit e Administratës
së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Dosjet që trajtoheshin nga UNMIKu,
u transferuan tek EULEX-i brenda
periudhës dhjetor 2008 deri më tani.
Mirëpo, shpalosja e këtyre dosjeve,
përfshirë edhe ato për krime lufte,
sipas zyrtarëve të EULEX-it, do të
bëhet kur të jenë përmbushur disa
kritere, të cilat i sqaron zëdhënësi
i EULEX-it, Kristof Lamfalusi: "Ajo
që prokurorët janë duke bërë, është
shikimi i të gjitha rasteve, i rasteve të
krimit dhe hetimet një nga një, për të
parë se a ka akoma evidenca, se a ka
akoma dëshmitarë dhe se a mund të
punohet në këto raste. Pra, jemi në
procesin e seleksionimit dhe të disa
rasteve që janë marrë nga UNMIK-u",
tha Lamfalusi.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Gjykatës
së Qarkut në Prishtinë thonë se nuk
kanë ndonjë problem në procedimin
e mëtejmë të rasteve të krimeve të
luftës, të cilat kryesohen nga gjykatësit
ndërkombëtarë.