Dëshmitë e rreme të tre spiunëve serbë
Radiotelevizioni i Kosovës
(RTK) ka siguruar
xhirime ekskluzive të
tre spiunëve serbë, të
arrestuar dy muaj më parë, teksa
bisedonin për blerjen e dëshmive
për trafik organesh nga shqiptarët.
Radiotelevizioni i Kosovës
ka siguruar xhirime ekskluzive
ku shikohen tre spiunët serbë,
duke biseduar rreth blerjes së
dëshmive të rreme. Nga bisedat,
vërtetohet se të arrestuarit ofronin
shuma të mëdha parash në
këmbim të dëshmive të rreme
për transplantim organesh, për
të cilat ata thonë se qeveria e
Serbisë do të paguante deri në
100 mijë euro.
Në xhirimet ekskluzive të RTKsë,
të vendosura në edicionin
Sekretari i përgjithshëm i
NATO-s, Anders Fog Rasmusen,
viziton sot Kosovën.
Rasmuseni ka deklaruar
se deri në fund të mandatit të
tij dëshiron ta shohë KFOR-in
e reduktuar në një forcë të
vogël të reagimit. Ai ka thënë
se do të tërhiqet gradualisht
nga Kosova. Qeveria e Kosovës
nuk shqetësohet për reduktimin
e trupave të KFOR-it. Ajo
thotë se reduktimi i trupave
të KFOR-it në Kosovë është
synim i përbashkët i NATO-s
dhe institucioneve të Kosovës.
Ministri i Forcës së Sigurisë së
Kosovës, Femi Mujota thotë se
reduktimi i trupave të KFOR-it
është tregues i qartë se situata
e sigurisë në Kosovë është e
qëndrueshme.
"Është një parashikim
objektiv, është një parashikim
që shtron para vetes
obligime të reja. Vendimin
për reduktimin e trupave të
KFOR-it e shoh si një të arritur
të përbashkët të NATO-s,
bashkësisë ndërkombëtare
dhe institucioneve të Kosovës
dhe ky është një vlerësim për
progresin e arritur në Kosovë",
thotë ministri Mujota.
Por njohës të çështjeve të
sigurisë thonë se tërheqja e
trupave të KFOR-it nga Kosova
është veprim i përshpejtuar,
sepse vendi sipas tyre, ka
ende probleme të nivelit të
sigurisë. Ramadan QQehaja,
një ish-ushtarak, tha se Kosova,
në aspektin e sigurisë
së përgjithshme, është në një
handikap të madh, sepse nuk
i ka të ngritura në nivelin e
duhur organet e sigurisë.
"Mendoj se Kosova është
në një brishtësi të situatës së
sigurisë. Kur e them këtë mendoj
veriun e Kosovës, pjesë e
cila realisht është e shkëputur
nga Kosova, sepse qeveria nuk
ka qasje në atë territor. Në këtë
pjesë mund të ketë situata
të paparashikueshme dhe
destabilizuese, jo vetëm për
Kosovën por edhe për rajonin",
thotë Ramadan Qehaja.
Qeveria e Kosovës, krahas
reduktimit të trupave
të KFOR-it, synon të forcojë
Forcën e saj të Sigurisë, e cila
nuk mund të cilësohet si ushtri
e Kosovës. Statusi i saj tani për
tani është i një organizate civile.
Ministri i kësaj force, Fehmi
Mujota, thotë se kapacitet e
para të Forcës së Sigurisë së
Kosovës do të nisin në shtator
të këtij viti.
"FSK në shtator do të deklarojë
kapacitetet e para operacionale.
Ne kemi një afat, kur
duhet të arrijmë kapacitetet
e sigurisë në kuadër të kësaj
trupe. Ne po bëjmë punën
tonë dhe reduktimi i trupave
të KFOR-it dhe ngritja e FSKsë
janë dy procese të ndara.
Mirëpo për çdo gjë jemi të
koordinuar mirë me NATO-n",
thotë ministri Mujota.
Aktualisht në Kosovë veprojnë
rreth 15 mijë trupa të
NATO-s. Reduktimi në faza
tashmë ka filluar, por me numër
të kufizuar të tërheqjes.
Sekretari i ri i përgjithshëm
i NATO-s, Anders Fog Rasmusen,
ka thënë se deri në
përfundim të këtij viti nga
Kosova do të largohen rreth 3
mijë trupa të KFOR-it.
e lajmeve qendrore të datës 12
gusht (mbrëmë), shumë qartë
paraqiten tre spiunët e arrestuar
serbë, duke u premtuar shumat
e parave personave, për të
cilët ata kanë shpresuar se do të
dëshmojnë rrejshëm për gjoja
transplantimin e organeve.
Në pyetjen e një "dëshmitari"
se kush do t‘i paguajë paratë,
individi apo shteti, spiunët serbë
përgjigjen shumë qartë se këtë
do ta bëjë shteti i Serbisë. Kjo
është çështje e kryer, thotë një
prej tyre dhe se nuk do të ketë
asnjë problem, por se për këtë
është e domosdoshme njëfarë
procedure. Igor Juçinac, serb
kosovar, Millutin Radonovic dhe
Predrag Zheljkovic - shtetas të
Serbisë janë të arrestuar tashmë
nga policia.
Më poshtë, do të lexoni disa nga bisedat ndërmjet Igor Josinac dhe
grupit që është duke u hetuar. Biseda është e transkriptuar fjalë për fjalë
gor Josinac po bisedon me një ndërmjetësues,
gjithashtu pjesëtar i Policisë së
Kosovës, rreth koordinimit të veprimeve për
ta bindur një shqiptar të Kosovës (në bisedën e
transkriptuar është shënuar si "shqiptari"), që
në këmbim të disa dhjetëra mijëra eurove, të
dëshmojë gjoja se gjatë kohës së luftës atij i
ishte marrë njëra veshkë. Igor Josinac përgatit
terrenin që pastaj në Kosovë të vinin një nivel
i lartë i BIA-s, që do ta kryenin transaksionin
fi nanciar.
Ndërmjetësi: Unë jam aktivizuar seriozisht…
Igori: Ky është interes i madh. Kjo ka rëndësi
për mua, për ty, për atë. Këta (me ‘këta‘
Igor mendon për pjesëtarët e BIA-s) hyjnë për
shkak timin dhe tëndin... Ata e kanë arritur
shkallën më të lartë, i kanë të gjitha dhe nuk u
nevojitet ndonjë gradë (mendojnë për ngritjen
në pozita). Të gjitha këto që ata i marrin, i marrin
për situatë parazgjedhore dhe për mua e
për ty, sepse atyre unë u kam thënë për ty...
Ndërmjetësi: Të ta them një punë. Unë jam
takuar me "shqiptarin", direkt. Ka thënë "po,
unë jam ai dhe di shumë punë". Ai ka dëshirë
ta dijë se kush i garanton se do t‘i marrë të hollat.
Atij i interesojnë të hollat...
Igori: Paratë i garantoj unë. Unë të garantoj
ty, e ti i garanton atij... dhe për të tjerat, nuk ke
problem. Unë të garantoj ty, ti atij...
Ndërmjetësi: A bën që atij t‘i jepen disa
para më herët, që ai të vijë e ta japë deklaratën?
Igori: Të them diçka. Ata, nëse merren
vesh për 40 mijë - mirë. Ti je dakord për 50
mijë euro, nuk ka problem. Me "shqiptarin" do
të bisedohet prapë. Ti do të marrësh pjesën
tënde dhe do të ta heqim atë...
Ndërmjetësi: Domethënë, mua 10 mijë
euro dhe do të ma heqin burgun? (këtu, ndërmjetësi
po negocion që, në këmbim të punës
që po e bën, përveç 10 mijë eurove,
pjesëtarët e BIA-s t‘ia shlyejnë edhe një dënim
të mëparshëm që e ka pasur në Serbi)
Igori: Ti ke thënë 10 mijë euro dhe burgun...
Ndërmjetësi: Po, unë kam thënë 10 mijë
euro dhe të ma heqin burgun...
Igori: Mos më keqkupto mua... Edhe në
qoftë se t‘i heqin 5 mijë, ti do të jesh i kënaqur.
Ndërmjetësi: Kuptoj.
Igori: Për tërë jetën, ne i kemi ata. Dhe kemi
punë të tjera. Ndërmjetësi: A janë ata me të
vërtetë të fortë (e ka fjalën për pjesëtarët e
BIA-s)?
Igori: Të ta them të drejtën, nuk ka më të
fortë se ata. Ndërmjetësi: Se ata...
Igori: Tash të them se ata janë në rang
me... Çfarë vendosin ata, do të thotë ka vendosur
Tadiç.
Ndërmjetësi: Tadiç...
Igori: Nuk kam afruar unë njerëz llum. Ne
nuk kemi hyrë në bisedë vetëm për të folur.
Ndërmjetësi: Të them diçka Legendë. Unë
po hyj në një lojë shumë të rrezikshme.
Igori: Ti hyn në lojë, unë hyj në lojë për shqiptarë.
Ndërmjetësi: Ty nuk ta ndjen për asgjë...
Ti do të shkosh... Igori: Ne nuk njihemi
nga sot. Unë po të lus që ta kuptosh se është
shumë serioze, tepër serioze.
Ndërmjetësi: Kur do të shihemi me ata?
Unë tërë ditën kam qenë... dhe siç po e sheh,
unë jam duke rinovuar... "Shqiptarin" e kam
pritur në një pikë bastesh.
Igori: Puna kryesore në jetë është se unë
kur të them, se në qoftë se të kanë thënë që
do t‘i marrësh kaq, aq do t‘i marrësh. Ndërmjetësi:
Sa do t‘i marrë "shqiptari", pasi unë
nuk jam i rëndësishëm në këtë tregim? Ai ka
pranuar...
Igori: "Shqiptari" do t‘i marrë prej 30 deri
në 40 mijë. Ndërmjetësi: Sigurt prej 30 deri në
40 mijë?
Igori: Dëgjo... Gjithçka që i nevojitet, do të
ketë. Ti t‘i kesh paratë, të gjitha të tjerat unë
të garantoj ty, ti i garanton atij. Është pjesë e
punës sime se si do t‘i nxjerr unë prej tyre, kur
të kryhet puna. Mos të jetë se ai ka vetëm fjalë.
Fjalët janë diçka, veprat janë diçka tjetër. Nëse
atij ia kanë ndërruar.... ne kemi përfunduar punën,
ne kemi futur paratë në xhep... Ndërmjetësi:
Po.
Igori: A po kupton, ne i kemi marrë paratë...
Ndërmjetësi: Legendë, pasi i ke njerëzit... e
unë njoh njërin që e ka parë vrasjen e një serbi
dhe që dëshiron të fl asë.
Igori: Shiko, mos të shkojmë majtas e
djathtas... Do të më thuash ti për këto, janë
më të rëndësishme.
Ndërmjetësi: Momentalisht, më prioritare.
Igori: Kjo tash është aktuale. A e di se çka
më kanë thënë ata: Mos ka kërkuar shumë?
Por, kur kanë mundur t‘i japin për atë majmunin,
Kovacevicin 950 mijë, gati 1 milion, pse
mos t‘i japin për këtë që do ta shpëtojnë kur të
pranojë... Kjo është çështja, tash për tash.
Ndërmjetësi: Sipas mendimit të tyre, kjo
nuk është para e madhe për "shqiptarin"?
Igori: Jo, nuk është e madhe. Ata kanë
menduar 20 mijë, por unë u kam thënë - cilat
janë mundësitë e mia... dhe kjo ka shkuar më
tutje. Dashtë Zoti që ai t‘i marrë 50 mijë, ose
edhe 100 mijë. Por, më beso, se kurrë nuk
do ta tradhtojmë. Do ta shpëtojmë atë dhe
familjen e tij. Unë atyre do t‘u them se ai ka
pranuar.