BRIJONI, arkipelagu i Titos
Ish-Jugosllavia, nën sundimin
e marshallit Josif Broz
Tito, nuk ka qenë kurrë një
nga vendet që iu bindën tërësisht
pushtetit të Bashkimit
Sovjetik, ndryshe nga shumë
vende të tjera të Europës Lindore.
Për Moskën, ky grumbull
shtetesh ishin tepër "të pavarura"
dhe lideri i tyre shumë
i mbrojtur e i respektuar nga
monarkë të kontinentit e më
gjerë, nga shtetarë të të gjithë
botës, të cilët vinin personalisht
dhe e vizitonin në vilat e
bregdetit Dalmat. Në raste të
tilla ata çoheshin për t‘u zbavitur
në vendet më të bukura të
bregdetit, që edhe sot konsiderohen
si perlat e Adriatikut.
10 minuta me anije larg bregut
perëndimor të Kroacisë ndodhet
Brijuni, një arkipelag me 14
ishuj, që përgjatë 30 viteve të
jashtëzakonshëm të sundimit
të Titos u shndërrua në pronën
e tij private. Marshalli do të
kalonte aty thuajse gjysmën
e vitit duke peshkuar, duke u
marrë me kopshtari, apo duke
shijuar deri në detajet më
të imëta mënyrën moderne
të të jetuarit, mes luksit dhe
njerëzve interesantë. Për ata
që kanë ndarë këtë kohë me
Titon, bëhet fjalë për një luks
jashtë çdo imagjinate. Ishujt
e arkipelagut ishin të mbyllur
dhe hermetikë për pjesën
tjetër të botës dhe stafi që
zgjidhej për të punuar në to
shihej me shumë kujdes. Nëse
ndonjë fjalë do të dilte nga goja
e dikujt për ato që ndodhnin
në këta ishuj, dënimi ishte i
qartë. Në memorien e shumë
jugosllavëve janë të njohura
pamjet e Titos që dilte buzagaz
para kamerave, me kostumin
e tij dopiopet, apo shëtitjet që
bënte në "5-th Avenue" në Nju
Jork, në shoqërinë e liderëve
botërorë. Së fundi, në njërin
prej këtyre ishujve është hapur
një ekspozitë, që ka shumë foto
të pashfaqura më parë të Titos.
Në to Tito është një lider simpatik
dhe karizmatik, forca e
personalitetit dhe loja politike
e të cilit e shtyu shpërbërjen e
pashmangshme të shteteve të
Ballkanit për 40 vjet me radhë.
Në fotot e tij janë takimet me
mbretin Naser të Egjiptit, apo
Nehru të Indisë, Mbretëreshën
Elisabet II që i bëri Titos një
vizitë në vitin 1972, Kancelari
Vili Brand i Gjermanisë
Perëndimore, Mbreti Hussein
i Jordanisë. Tito ishte nga ata
njerëz që zbavitjen e merrte
shumë seriozisht. Ai kishte një
rreth miqsh të famshëm, mes
të cilëve edhe shumë aktorë
si: Riçard Burton, Elisabet
Tejlor, Sofia Loren, apo Xhina
Lolobrixhida. Shpesh gratë e
bukura e vizitonin ishullin në
vizita shumë private, të cilat
nuk shoqëroheshin me fotografi
zyrtare. Tito i priste personalisht
me "Kadillakun" e tij
në port. "Kadillakun" e kishte
marrë dhuratë nga Presidenti
Dwight Eisenhover dhe më pas
i dërgonte mikeshat në vilat
e tij të zhytura në pyll. 4 vjet
pas vdekjes së Titos në vitin
1984 publiku i gjerë mundi që
të hynte në Brijun për herë të
parë. Kjo, edhe pse aty pati
një shpërthim të malaries dhe
banorët e këtij arkipelagu u
detyruan që të evakuoheshin.
Një industrialist austriak i
kishte blerë ishujt në vitin
1893 dhe mori një shkencëtar
për zhdukjen e mushkonjave.
Pasi e pastroi, e shndërroi
ishullin në një resort ekzotik
për vete dhe miqtë e tij. Uji i
pastër, elektriciteti dhe lehtësira
të tjera u sollën në ishull
dhe e ndryshuan tërësisht
peizazhin me vila, lëndina,
kopshte, pemë nga më të ndryshmet,
një kopsht zoologjik,
një fushë gjigante golfi dhe
madje edhe një kazino. Ndërsa
vetë Tito e zbuloi Brijunin në
vitin 1940, në periudhën e
Depresionit, sundimit italian
dhe luftës që kishte përfshirë
botën. Megjithatë ai i shpalli
ishujt si rezidencën e tij verore
dhe vendosi që t‘ia kthente
shkëlqimin e dikurshëm.
Vilat u rikonstruktuan dhe u
rindërtuan, kopshti zoologjik
u shndërrua në një safari të
madh me kafshë të dhuruara
nga krerët e shteteve, përfshi
Shetlandin, elefantët nga India
e Gandit, apo kuajt britanikë
nga Mbretëresha Elisabetë II.
Sot ishulli më i madh është
shndërruar në një kopsht
ndërkombëtar dhe në njërin
nga vendet më interesante
për turistët e bregdetit Dalmat.
Vilat që i ka ende qeveria
nuk përdoren më, megjithatë
ruhen dhe pastrohen përditë.
Vila e preferuar e Titos ishte
vila Bijela. Ajo kishte edhe një
palestër me një pishinë dhe
sauna dhe është e famshme
edhe për joga. E gjithë vila
është ndërtuar me mermer
nga Argjentina dhe vende
të tjera ekzotike. Por asnjë
nuk mund të krahasohet me
vilën e katërt të Titos "thesari
sekret", për të cilën nuk ishin
në dijeni veçse njerëzit më të
afërt të Titos. Ajo ndodhet në
ishullin e Vangës, që nuk bie
shumë në sy. Sot për të hyrë
në këtë ishull duhet të kesh një
leje të posaçme nga qeveria e
Zagrebit. Vila ndodhet në një
pyll të dendur dhe ruhet ende
nga roje të shumta. Brenda
muret e saj janë të bardha dhe
të gjitha mobiliet janë moderne.
Pikturat janë nga më të
shtrenjtat, përfshi piktura të
Pikasos. Gjithçka është kaq e
sofistikuar dhe luksoze, sa kjo
vilë mund të ishte fare mirë
vila e ndonjë personazhi negativ
të filmave James Bond. Në
këtë shtëpi jeton një plakë, që
vjen nga epoka e Titos. Kur e
pyesin nëse ia ndien praninë,
ajo thotë: "Po ia ndiej. Ai është
këtu rrotull, në vendin që e
donte më shumë".
e marshallit Josif Broz
Tito, nuk ka qenë kurrë një
nga vendet që iu bindën tërësisht
pushtetit të Bashkimit
Sovjetik, ndryshe nga shumë
vende të tjera të Europës Lindore.
Për Moskën, ky grumbull
shtetesh ishin tepër "të pavarura"
dhe lideri i tyre shumë
i mbrojtur e i respektuar nga
monarkë të kontinentit e më
gjerë, nga shtetarë të të gjithë
botës, të cilët vinin personalisht
dhe e vizitonin në vilat e
bregdetit Dalmat. Në raste të
tilla ata çoheshin për t‘u zbavitur
në vendet më të bukura të
bregdetit, që edhe sot konsiderohen
si perlat e Adriatikut.
10 minuta me anije larg bregut
perëndimor të Kroacisë ndodhet
Brijuni, një arkipelag me 14
ishuj, që përgjatë 30 viteve të
jashtëzakonshëm të sundimit
të Titos u shndërrua në pronën
e tij private. Marshalli do të
kalonte aty thuajse gjysmën
e vitit duke peshkuar, duke u
marrë me kopshtari, apo duke
shijuar deri në detajet më
të imëta mënyrën moderne
të të jetuarit, mes luksit dhe
njerëzve interesantë. Për ata
që kanë ndarë këtë kohë me
Titon, bëhet fjalë për një luks
jashtë çdo imagjinate. Ishujt
e arkipelagut ishin të mbyllur
dhe hermetikë për pjesën
tjetër të botës dhe stafi që
zgjidhej për të punuar në to
shihej me shumë kujdes. Nëse
ndonjë fjalë do të dilte nga goja
e dikujt për ato që ndodhnin
në këta ishuj, dënimi ishte i
qartë. Në memorien e shumë
jugosllavëve janë të njohura
pamjet e Titos që dilte buzagaz
para kamerave, me kostumin
e tij dopiopet, apo shëtitjet që
bënte në "5-th Avenue" në Nju
Jork, në shoqërinë e liderëve
botërorë. Së fundi, në njërin
prej këtyre ishujve është hapur
një ekspozitë, që ka shumë foto
të pashfaqura më parë të Titos.
Në to Tito është një lider simpatik
dhe karizmatik, forca e
personalitetit dhe loja politike
e të cilit e shtyu shpërbërjen e
pashmangshme të shteteve të
Ballkanit për 40 vjet me radhë.
Në fotot e tij janë takimet me
mbretin Naser të Egjiptit, apo
Nehru të Indisë, Mbretëreshën
Elisabet II që i bëri Titos një
vizitë në vitin 1972, Kancelari
Vili Brand i Gjermanisë
Perëndimore, Mbreti Hussein
i Jordanisë. Tito ishte nga ata
njerëz që zbavitjen e merrte
shumë seriozisht. Ai kishte një
rreth miqsh të famshëm, mes
të cilëve edhe shumë aktorë
si: Riçard Burton, Elisabet
Tejlor, Sofia Loren, apo Xhina
Lolobrixhida. Shpesh gratë e
bukura e vizitonin ishullin në
vizita shumë private, të cilat
nuk shoqëroheshin me fotografi
zyrtare. Tito i priste personalisht
me "Kadillakun" e tij
në port. "Kadillakun" e kishte
marrë dhuratë nga Presidenti
Dwight Eisenhover dhe më pas
i dërgonte mikeshat në vilat
e tij të zhytura në pyll. 4 vjet
pas vdekjes së Titos në vitin
1984 publiku i gjerë mundi që
të hynte në Brijun për herë të
parë. Kjo, edhe pse aty pati
një shpërthim të malaries dhe
banorët e këtij arkipelagu u
detyruan që të evakuoheshin.
Një industrialist austriak i
kishte blerë ishujt në vitin
1893 dhe mori një shkencëtar
për zhdukjen e mushkonjave.
Pasi e pastroi, e shndërroi
ishullin në një resort ekzotik
për vete dhe miqtë e tij. Uji i
pastër, elektriciteti dhe lehtësira
të tjera u sollën në ishull
dhe e ndryshuan tërësisht
peizazhin me vila, lëndina,
kopshte, pemë nga më të ndryshmet,
një kopsht zoologjik,
një fushë gjigante golfi dhe
madje edhe një kazino. Ndërsa
vetë Tito e zbuloi Brijunin në
vitin 1940, në periudhën e
Depresionit, sundimit italian
dhe luftës që kishte përfshirë
botën. Megjithatë ai i shpalli
ishujt si rezidencën e tij verore
dhe vendosi që t‘ia kthente
shkëlqimin e dikurshëm.
Vilat u rikonstruktuan dhe u
rindërtuan, kopshti zoologjik
u shndërrua në një safari të
madh me kafshë të dhuruara
nga krerët e shteteve, përfshi
Shetlandin, elefantët nga India
e Gandit, apo kuajt britanikë
nga Mbretëresha Elisabetë II.
Sot ishulli më i madh është
shndërruar në një kopsht
ndërkombëtar dhe në njërin
nga vendet më interesante
për turistët e bregdetit Dalmat.
Vilat që i ka ende qeveria
nuk përdoren më, megjithatë
ruhen dhe pastrohen përditë.
Vila e preferuar e Titos ishte
vila Bijela. Ajo kishte edhe një
palestër me një pishinë dhe
sauna dhe është e famshme
edhe për joga. E gjithë vila
është ndërtuar me mermer
nga Argjentina dhe vende
të tjera ekzotike. Por asnjë
nuk mund të krahasohet me
vilën e katërt të Titos "thesari
sekret", për të cilën nuk ishin
në dijeni veçse njerëzit më të
afërt të Titos. Ajo ndodhet në
ishullin e Vangës, që nuk bie
shumë në sy. Sot për të hyrë
në këtë ishull duhet të kesh një
leje të posaçme nga qeveria e
Zagrebit. Vila ndodhet në një
pyll të dendur dhe ruhet ende
nga roje të shumta. Brenda
muret e saj janë të bardha dhe
të gjitha mobiliet janë moderne.
Pikturat janë nga më të
shtrenjtat, përfshi piktura të
Pikasos. Gjithçka është kaq e
sofistikuar dhe luksoze, sa kjo
vilë mund të ishte fare mirë
vila e ndonjë personazhi negativ
të filmave James Bond. Në
këtë shtëpi jeton një plakë, që
vjen nga epoka e Titos. Kur e
pyesin nëse ia ndien praninë,
ajo thotë: "Po ia ndiej. Ai është
këtu rrotull, në vendin që e
donte më shumë".