E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rendje drejt modelit amerikan për cilësinë në universitete

02/11/2011  Universiteti Politeknik feston 60-vjetorin e krijimit

Për mazhorancën aktuale edukimi i të rinjve do të mbetet përparësi

Krahas liberalizimit të pranimeve universitetet tashmë duhet të rendin drejt cilësisë, e për të arritur këtë objektiv stafet akademike duhet të hedhin sytë nga modelet amerikane. Është kjo kërkesa që kryeministri Berisha u ka bërë stafeve akademike në ceremoninë e zhvilluar dje me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Universitetit Politeknik, ku merrnin pjesë ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të trupit diplomatik, rektorë të universiteteve të huaja e të vendit, pedagogë e studentë. Kryeministri ka vlerësuar zhvillimin dhe rolin e madh të këtij universiteti, duke e konsideruar atë si promotor kryesor të mendimit teknik e shkencor të vendit, pasi studentët dhe pedagogët e tij kanë firmosur në këto 6 dekada qindra dhe mijëra projekte, që kanë transformuar Shqipërinë. Duke iu referuar gjendjes aktuale të universiteteve, kreu i qeverisë ka konfirmuar se në krahasim me vendet e zhvilluara arsimi i lartë në Shqipëri ka pak pikë, ndërkohë që modeli që do të çonte në ndryshim të kësaj situate është ai amerikan, ku sigurohet edhe liria akademike. “Për mazhorancën aktuale edukimi i të rinjve do të mbetet përparësi e të gjitha përparësive. Sot në Shqipëri 70% e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme ulen në auditorët e universiteteve. Në vitin 2010 numëroheshin 138 mijë studentë, ndërsa sot Shqipëria ka 240 mijë studentë të diplomuar”, - ka konfirmuar Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›