Berisha - Gerceker Drejtesia jo vendimet politike

Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bamir Topi priten dje ne takime te vecanta kryetarin e Gjykates se Larte te Turqise Hasan Gerceker dhe delegacionin zyrtar qe e shoqeronte. Ne takim ishin te pranishem kryetarja e Gjykates sone te Larte Shpresa Becaj si dhe ambasadori turk ne Tirane. Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine e vecante per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne midis dy popujve dhe midis dy organeve kushtetuese te vendeve tona. Duke e konsideruar shume te rendesishem bashkepunimin midis dy gjykatave te larta te vendeve tona Kryeministri theksoi se drejtesia shqiptare ne nje hark kohor te shkurter ka shenuar arritje te medha e reale. Arritja me e madhe - u shpreh Kryeministri -eshte se sistemi i drejtesise ne teresi eshte cliruar nga politizimi dhe ne menyre te perseritur drejtesia ka faktuar se nuk ka vendime te orientuara politikisht. Prej disa vitesh tashme kemi vendosur me ligj qe emerimet ne kete sistem te behen vetem me gjykates dhe jo me individe qe vijne nga qarqet politike. Ne si mazhorance po i permbahemi kesaj praktike per te gjithe gjykatesit qe votojme. Kryetari i Gjykates se Larte te Turqise Gerceker duke theksuar se ndarja e pushteteve ne demokracite moderne eshte themelore per funksionimin e saj u shpreh se e ka konstatuar kete pavaresi ne institucionet shqiptare dhe e vleresoi kete si nje arritje te madhe. Investimi ne sistemin e drejtesise dhe pavaresimin e tij eshte nje investim i cili i rikthehet shoqerise si nje e drejte e garantuar - u shpreh ai. Te dy bashkebiseduesit vleresuan bashkepunimin midis dy institucioneve kushtetuese perkatese dhe shprehen vullnetin per ta thelluar e zgjeruar me tej kete bashkepunim.