E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fleteve Ristani Procedurat brenda 1 tetorit

Po zbatojme piken 6 te nenit 178 te Kodit

Brenda dates 1 tetor do te nise procedura per djegien e fleteve te votimit. Pohimi eshte bere dje nga kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Sipas tij KQZ do te zbatoje ligjin per ceshtjen e fleteve te votimit. Kreu i KQZ-se e konsideroi te vonuar procesin per djegien e fleteve te votimit kjo per shkak te situates politike ne vend. Ai sqaroi me tej se projektvendimi qe pritet te diskutohet dhe votohet ne mbledhjen e 17 shtatorit parashikon proceduren e plote per nisjen e pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme duke nisur me buxhetin dhe procedurat ne vazhdim.

Fletet e votimit

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani ritheksoi dje se procedura per asgjesimin e fleteve te votimit do te nise brenda 1 tetorit. Ai tha se ky qendrim mbeshtetet ne Kodin Zgjedhor pikerisht ne piken 6 te nenit 178 te tij. Mendoj qe procesi duhet te nise brenda 1 tetorit - tha Kreu i KQZ-se. Kete qendrim Ristani e shpreh vetem nje dite pasi KQZ hartoi nje projektvendim per hapjen e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore. Projektvendimi parashikon duke u bazuar ne kod dhe djegien e fleteve te votimit. Diten e premte do ta kalojme ne KQZ projektvendimin i cili kalon me kater vota - sqaroi me tej ai. Duke e cilesuar nje veprimtari teresisht te ligjshme te diktuar nga shpallja e dekretit te Presidentit te Republikes per daten e zgjedhjeve lokale te 2011-s Ristani tha se institucioni i drejtuar prej tij eshte i vonuar ne kete proces i toleruar nga situata politike ne vend. Jemi me vonese ne kete proces. E kemi toleruar per shkak te situates politike. Dalja e dekretit ka vlere juridike vendos afate per KQZ-ne per zgjedhjet e ardhshme lokale kodi e ka te percaktuar kete gje - deklaroi kreu i KQZ-se. Projektvendimi i KQZ-se parashikon edhe nje buxhet te posacem qe i duhet ketij institucioni per hapjen e kutive te votimit i cili shkon ne 3.1 milion leke. Ristani sqaroi se kutite duhet te pastrohen sa me pare dhe buxheti duhet ti paraqitet qeverise per miratim pa humbur kohe me qellim qe te mos kete vonesa per zgjedhjet vendore te 8 majit.

Projektvendimi

Me daten 17 te ketij muaji KQZ do te caktoje daten e sakte se kur do te nise djegia e fleteve te votimit por edhe gjithe procedura parapergatitore per zgjedhjet vendore te dekretuara tashme ne 8 maj te vitit 2011. Ne te thuhet se me dekretimin e dates se zgjedhjeve te ardhme vendore KQZ e ka te domosdoshme te filloje menjehere procesin e evidentimit te sasise dhe gjendjes se materialeve ekzistuese per te parashikuar llojet sasine dhe buxhetin qe do kerkohet per zgjedhjet e ardhshme. Materialet zgjedhore qe konsiderohen per tu riperdorur ne procesin e ardhshem zgjedhor jane kutite e votimit dhe kutite e materialeve zgjedhore paketa e kancelarive kodet zgjedhore ne rast se nuk do kete ndryshime te mundshme ne Kodin Zgjedhor etj. Gjithashtu material te cilin KQZ mund te vendose per tu perdorur perseri ne zgjedhjet e ardhshme jane kodet e sigurise rezerve dhe boja matrikuluese. Drafti i pergatitur nga Drejtoria Juridike e KQZ-se parashikon me tej se pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme do te kerkojne afersisht 7 muaj kohe afat ky qe aktualisht perputhet me limitet qe KQZ aktualisht ka duke u bazuar ne dekretin e Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›