E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha - Ramës: Po reformave, jo ndryshimit të pushtetit në tavolinë

TIRANE- Kryeministri Berisha i përgjigjet kundërshtarit të tij politik për paktin me 10 pika të ofruar nga opozita, duke deklaruar se maxhoranca është gati të të bashkëpunojë në interes të vendit, duke nisur nga reforma zgjedhore, por jo për të ndarë pushtetin në tavolinë.

“Përgjigjja ime është shumë serioze. I nderuar zotëri. Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhor. Një koncept të qëndrimit tonë të hapur ne e kemi paraqitur dhe sërish ritheksoj jemi të gatshëm në kushte pariteti të ulemi në një komision parlamentar të reformës zgjedhore, i cili duhet të ketë axhendë të tij, adresimin e 52 rekomandimeve, të 2 ekipeve të OSBE-ODIHR që vëzhgojnë zgjdhjet e përgjithshme e lokale.

Jemi 100% të hapur dhe kam propozuar që delegacioni ynë në PE, të autorizojë dy deputetë, një nga pozita e opozita, të marrë rregulloren e PE, ta ballafaqojmë dhe jemi të gatshëm të ndryshojmë” - deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar.

Kryeministri akuzoi Ramën se me veprimet e tij po kërkon shumicën. "As nuk do jem president, as nuk kam ndërmend të ndryshoj ligjet kushtetuese.... Problemet e ndarjes së pushtetit në tavolinë janë jashtë kulturës time. ...Dua Guvernatorin dhe kkrt, jo mor zotëri, shuimicë nuk mund të bëhesh kurrë, nuk të bën Berisha të bën populli.... Nëse vërtet jeni të interesuar dhe nuk e keni për hipokrizi, të ndërtojmë komisionin parlamentar të zgjedhjeve me ato parime me barazi me axhende te thjeshtuar."

BERISHA: RAMA KRYEMINISTER? NE PRITJE SI GODO
Berisha u ndal dhe në procesin e decentralizimit,ku vlerësoi se janë bërë hapa të mëdha, por paralajmëroi një seri reformash të rëndësishme që pushtetarët vendore të kenë të gjitha përgjegjësitë dhe mundësitë për zhvillimin e komunave dhe bashkive të tyre.

Kryeministri akuzoi Ramën se po nuk votoi ligjet për decentralizimin e pushtetit vendor pasi kujtoi se do të bëhej kryeministër.

“Një paketë fiskale e cila prej vitesh priti votën e PS në parlament në mënyrë që të kalonte me konsensus, dhe që një seri taksash qëndrore ti kalonte si taksa lokale, të cilat do të mblidheshin e disponoheshin nga autorietet vendore u bllokuan, për qëllime tashmë të njohura. Zoti Rama besonte se do të ishte kryeminsitri i vendit por pritja e tij u bë si pritja e Godosë, ndaj dhe urdhëroi grupin e vet të mos votojë decentralizimin të cilin kishim rënë 100% dakord me gurpet e përbashkëtëta të punës. Ne atë ligj duhet ta votojmë. Ligjet nuk mund të rrinë në pritje të Godosë, ato të cilat nuk kërkojnë 3/ 5.”

“Është e domosdoshme që ky kuadër ligjor të votohet”- shtoi Berisha duke shtuar se mund të bëhen konsultime paraprake me pushtetin vendor.
Duke u ndalur te autoritetet vendore, Berisha u bëri thirrje të gjithë të zgjedhurve vendorë, të japin me koncension tokat e me shkurre, për të mbjellë arrorë dhe ullishte.
Berisha kërkoi mbështetjen e grupit parlament në lidhje me realizimin e këtyre dy projekte të mëdha. Kreu i maxhorancës u kërkoi depuetëve të bindin elektoratin për të mbjellë dru frutorë, dhe paralajmëroi hartimin e një ligji, në të ardhmen, i cili do parashikojë një përqindje të grantit për komunat e bashkitë, i tëri vetëm për dru frutor. “Brenda një harku kohor prej 8 vitesh Shqipëria të ketë të mbjella 250 milionë rrënjë ullinj, dhe 200 mijë arrorë."
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›