Rinovohet kontrata me Lockheed Martin
Qeveria rinovon kontraten me Lockheed Martin per modernizimin e trafikut ajror. Fondet per financimin e shteses se kontrates do te perballohen nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. Qeveria ka pasur ne fakt hezitime per rinovimin e kontrates por vizita e ministrit te Jashtem ne Uashington duket se ka ndryshuar kursin e qendrimit te qeverise Berisha lidhur me Loched Martin.
Keshilli i Ministrave miratoi shtesen nr.3 te kontrates ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise te perfaqesuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil dhe Lockheed Martin Global Inc per modernizimin e sherbimit te trafikut ajror shqiptar te miratuar me vendimin nr.665 date 18.12.2002 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e projektkontrates ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Lockheed Martin Global Inc per modernizimin e sherbimit te trafikut ajror shqiptar te ndryshuar sipas tekstit qe i bashkelidhet ketij vendimi.