E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makbule Çeço: Ne do bashkëpunonim edhe me Ramën po të mos ekzistonte fryma e përjashtimit në PS

Berisha po shjkatërron sistemin e drejtësisë dhe ekonominë e vendit
-Kryetari i ri i KQZ, Arben Ristani garantoi zgjedhje të lira dhe të ndershme më 28 qershor, besoni se vërtet do të kemi zgjedhje të lira?
Uroj të kemi zgjedhje të lira, por bazuar në historitë zgjedhore të PD,e vecanërisht në modelin tipologjik kulmor të zgjedhjeve të manipuluara e të dhunshme të majit 1996, sikurse dhe në terrenin faktik që nga ndryshimet kushtetuese e deri në marrëveshgjen PD-PS për Kodin zgjedhor e së fundi për riformatimin e KQZ, dyshimet janë të pranishme, mosbesimi është prezent. Në mënyrë konçize e të përmbledhur këtë situatë mosbesuese e dyshuese  e shpreh thënia popullore si duken bathët janë larg pashkët.
Qofsha e gabuar.

-Ku do të drejtohen aleancat e PS-91 në zgjedhjet e 28 qershorit? Sipas gjykimit tuaj, përçarja e së majtës do ti hapë rrugë fitores së mazhorancës aktuale në zgjedhjet e 28 qershorit?
Në kushtet e një qeverisje të keqe, është sa e rëndësishme aq dhe e domosdoshme që interesat e partive politike opozitare, duhet të harmonizohen midis tyre e mbi të gjitha me interesin publik, si parësore për një ecuri normale të shtetit dhe të popullit të tij.
PS-91 e ka të përcaktuar qartë përfaqësimin elektoral të majtë të saj .Ajo e sheh veten brenda së majtës, dhe si një parti e tillë, PS-91 është kundër qëndrimeve bashkëngjitëse të lidershipit të PS-së zyrtare me veprimet politike të Sali Berishës, të cilat që nga ngjarja tragjike e Gërdecit, nga ndryshimet kushtetuese të 21 prillit, miratimi i Kodit Zgjedhor etj., janë në vëmëndjen e socialistëve e më gjërë, në sytë e opinionit publik, dhe kanë shërbyer për të kthjelluar e qartësuar edhe më tej mendjen e socialistëve lidhur me mënyrën se si po administrohet sot dhe si do të administrohet nesër PS-ja dhe përfaqësimi i saj parlamentar.Sigurisht, PS-91, në përputhje me sistemin e ri zgjedhor, proporcional rajonal dhe në këtë kuadër me Kodin e ri elektoral nuk mendon të futet në zgjedhjet e pritshme politike parlamentare si grupim më vete, apo si grupim i tretë i spektrit të majtë.Alternativat dhe opsionet e bashkëpunimit e koalicionit për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 janë të pranishme, të hapura dhe secila prej tyre është e mundshme. Synimi është fitorja e të majtës, forcimi i të majtës. Aktualisht PS-91 ndihet pjesë e aleancës për integrim,mbasi, që në kohën kur ishte ende Lëvizje për politikë Institucionale vlerësoi qëndrimet politike dhe bashkëpunoi me  atë  pjesë të opozitës, si me LSI e personalitete publike të jetës shkencore, akademike,gazetareske etj që u vunë në mbrojtjen e Kushtetutës nga dhunimi që i bëri Rama dhe Berisha. Ndërkohë e shoh me vend të parashtroj se PS-91 do të ishte me Ramën edhe në këtë moment, nëse ai do të pranonte diversitetin politik dhe mund të bashkëpunojmë sërish me të, sigurisht mbi bazën e principeve morale dhe në interes të fitores të së majtës.

-Keni nisur përgatitjet për fushatën zgjedhore dhe si do të organizohet?Keni filluar të investoni financiarisht për të?
Nga sa parashtrova për problemin e aleancave, sigurisht, bëhet e qartë që përgatitjet për fushatën zgjedhore i kemi nisur sikurse dhe mënyrën e organizimit në vija të përgjithshme e kemi përgatitur, ndërkohë që po vazhdojmë të punojmë me intensitet në aspektin organizativ, për të përmbyllur ngritjen dhe konstituimin e strukturave drejtuese në gjithë territorin e vendit në rang qarku, bashkie, komune e rrethi.Brenda muajit janar u zhvilluan mbledhjet e gjithë strukturave drejtuese në rang qarku e rrethi me tematikë të përcaktuar për vlerësimin e situatës politike dhe intensifikimin e punës  për organizimin e partisë në nivel organizate që nga njësitë bazore të PS-91, çka do të shërbejë njëherazi edhe për organizimin e strukturave zgjedhore dhe përballimin e fushatës elektorale në 12 qarqet,që janë rajonet zgjedhore proporcionale.
Pa dyshim që edhe aspekti financiar bën pjesë në përgatitjet për fushatën zgjedhore dhe organizimin e saj, pra është pjesë e përgatitjeve të tërë fushatës në kompleksitetin e saj.

-Deputeti i PS Fatmir Xhafa depozitoi para disa ditësh në Gjykatë Kushtetuese kërkesën prej 25 faqesh për ligjin e dosjeve të miratuar vetëm nga mazhoranca pasi ky ligj shkel 28 nenet e Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë. Edhe sipas faktorit ndërkombëtar edhe sipas deklaratës së BE ditët e fundit ky ligj është antikushtetues. Cili është gjykimi juaj dhe a jeni ju për hapjen e dosjeve? 
Është e vërtetë se kemi të bëjmë me një ligj antikushtetues, me një ligj tepër të diskutueshëm, të debatueshëm, që mendoj se duke qenë në thelb i atakuar e kritikuar jo vetëm nga opozita por edhe nga faktori ndërkombëtar, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës, duhet konsideruar  rishikimi i tij me përgjegjësi e seriozitet nga ana e maxhorancës, pavarësisht hyrjes në fuqi të tij që prej dy tre ditësh. Duke mos u ndalur hollësisht e në mënyrë të detajuar në gjithë aspektet  antikushtetuese të këtij ligji do të doja të nënvizoja e theksoja  se përgjithësisht,një debat për ligjin, kurdoherë, është në thelb, debat për lirinë,aq më tepër në rastet e ligjeve të tillë tejet sensitiv për shoqërinë. Ndryshimi rrënjesor i legjislacionit, akteve normative nënligjore dhe baza administrative bëhet  jo në përputhje me situaten dhe zhvillimin social kulturor dhe pavarësinë e institucioneve. Ndryshimi shpesh është parë thjesht si kopjim mekanik i legjislacionit të huaj, dhe jo si modulim juridik i realiteteve prirjeve me objektiv standartet europiane. Në këto kushte, duke qenë personalisht dakort me hapjen e dosjeve, gjykoj se bërja e një ligji cilësisht profesional, plotësisht demokratik, jashtë pasioneve politike dhe dobisë politike të çastit, jashtë hakmarrjes, sikurse edhe larg  qëndrimit indiferent ndaj vuajtjeve të kategorive të njerëzve të dënuar apo persekutuar politikisht në regjimin e mëparshëm, një ligj ekspertësh sikurse është shprehur qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ishte zgjidhja më e mirë e kësaj cështjeje që ka qënë prezente në shoqërinë shqiptare që nga momentet e para të shndrimit të sistemeve e tash 18 vjet e vecanërisht e amplifikuar në periudha zgjedhjesh politike e përdorur nga PD si ligj selektiv në aspektin politik i njëjtë për nga përmbajtja me ligjin darvinist të seleksionimit natyror, apo i përthyer në kushtet shoqërore një simotër e ligjit të mëparshëm të luftës së klasave.

-Historia e dosjeve e aplikuar në 6 muajt e fundit të qeverisë aktuale të mazhorancës, është vërtet një synim për të shkëputur Shqipërinë nga e kaluara  apo Berisha po e përdor për të sulmuar kundërshtarët e tij politik?
Filozofia e ligjit të sapo miratuar, është e njëjtë me atë të vitit 1995, apo dhe të projektit të paraqitur, por që nuk u miratua, në mos gaboj për muajin, aty nga shkurti i vitit 2005, nga opozita e asaj kohe dhe maxhoranca e sotme, është një ligj selektiv në planin e pastrimit, lustracionit, por në rastin e tanishëm ka një ndryshim, që konsiston në objektin e goditjes, dhe që  ka të bëjë me faktin se, kësaj radhe, përmes këtij ligji, synohet të goditet mirëfilltazi, sistemi i drejtësisë, i cili përbën sot rrezik real për Kryeministrin Berisha dhe rrethin e tij të ngushtë familjar, fisnor e pushtetor.
Nuk është koincidencë e rastit që çdo herë që është ndërmarë nga PD iniciativa për një ligj të kësaj natyre është bërë në një periudhe pak a shumë gjashtë, apo diçka më shumë apo më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshmë politike parlamentare, si në vititn 1995, në 2005 dhe tani së fundi në 2008, gjashtë muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 dhe sipas të gjitha pamjeve të këtij ligji, sipas të gjithë faktorëve, aspekteve e modaliteteve ky ligj i 2008 do të ketë fatin e atij të vitit 1995.
.

-Cili është gjykimi juaj në lidhje me shkarkimin e  z. Aleksandër Biberaj, ish-kreut të delegacionit në Këshillin e Europës, i cili u bë në mënyrë të menjëhershme me sa duket pa ndonjë arsye konkrete, është thjesht një zëvendësim apo një lojë politike, gjykimi juaj?
E pakta do ta quaja një veprim arbitrar, që besoj se nuk  befason a

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›