Buxheti i Tiranës, firmën përfundimtare e vendos prefekti

Prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi njofton se buxheti i Bashkise së Tiranës nuk mund të hyjë në funksion dhe nuk mund të bëhet as një veprim me të pa kaluar në duar e prefektit i cili duhet të shikojë bazueshmërinë ligjore dhe pastaj të nënshkruajë. Ai thekson se institucioni i prefekturës pret dokumentin zyrtar të buxhetit, i cili duhet vijë nga vetë kryetari i Këshillit Bashkiak.Prefekti Ruzhdi Keçi gjithashtu njofton se afati kohor kur ky dokumet zyrtar i buxhetit të Tiranës duhet te kalojë në prefekturë , është shtatë ditë dhe se deri tani , nëprefekturë nuk ka ardhur një dokument i tillë .