Berisha- Jagland: Të përmbyllet reforma zgjedhore

Ndër prioritetet e kryesisë shqiptare të radhës së KE për 6 mujorin në vijim një vend të veçantë zënë të rinjtë dhe roli i tyre i rëndësishëm në proceset demokratike dhe zhvillimore ashtu edhe integruese, fuqizimi i mëtejshëm i dialogut me rajonet fqinjë, në veçanti me vendet e të ashtuquajturës Pranvera Arabe, duke ndarë me to përvojat dhe modelet e suksesshme të Këshillit të Evropës dhe vendeve anëtare të tij, në shërbim të promovimit të mëtejshëm të demokracisë, të drejtave të individit dhe përpjekjeve të këtyre vendeve për zhvillim të mëtejshëm.
Në këtë kontekst Shqipëria mund të ofrojë një shembull domethënës, si një vend multireligjioz me një tolerancë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe traditat e një shteti laik, ku raportet ndërkombëtare e kanë vlerësuar në vijimësi për nivelin e lartë të respektit ndaj të drejtave të minoriteteve e bashkëjetesës në harmoni. Më tej në takim u diskutua mbi zhvillimet në vend, duke u ndalur në veçanti në punën për kryerjen sa më shpejt të reformës zgjedhore dhe reformave të tjera. Zoti Jagland shprehu mbështetjen e plote për përpjekjet e qeverisë shqiptare për heqjen e imuniteteve të zyrtareve në vend.
Topi- Jagland: Të ruhet pavarësia e institucioneve
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti në një takim të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Jagland. Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit vlerësoi vendimin më të fundit të Këshillit të Evropës, të marrjes për herë të parë nga Shqipëria, deri në nëntor të këtij viti, të Presidencës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, si “shembull konkret i besimit që shfaqin institucionet evropiane në drejtim të zhvillimit progresiv të vendit tonë në të gjitha fushat, në konsolidimin e institucioneve të tij dhe përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë të jetesës së qytetarëve shqiptarë” – u shpreh Presidenti Topi duke shtuar se vendi ynë do t’i përmbahet më së miri motos së presidencës së saj të radhës së KiE-së: “Të bashkuar në shumëllojshmëri”.
Duke bërë një panoramë të përgjithshme të proceseve integruese në vend, Topi theksoi “rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve kushtetuese në çdo kohë, për funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
Topalli-Jagland: Opozita të mos bllokojë reformat
Gjithashtu, Jagland zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Jemi të kënaqur që Shqipëria merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Evropës. Keni shënuar një fillim të mbarë. Vlerësoj përgatitjen tuaj shumë të mirë për kryesimin e Këshillit, agjendën tuaj të prioriteteve, një agjendë e rëndësishme e cila ka në krye të saj moton “Të bashkuar në diversitet” u shpreh zoti Jagland në takimin me Kryetaren Jozefina Topalli.
"Pas periudhës së vështirë të bojkotit dhe pas marrëveshjes në nëntorit, ka një situatë pozitive në realizimin e reformave. Është bërë një punë e madhe në përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe jemi të përkushtuar për të vijuar ritmin e reformave” u shpreh Kryetarja e Kuvendit. “Uroj që opozita të mos bllokojë reformën zgjedhore, atë parlamentare. Shqiptarët flasin me votë sa herë bllokohet, bojkotohet rruga drejt BE-së nga zoti Rama” tha Kryetarja Topalli.
Nishani-Jagland: Do të përmbushim prioritetet
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Z. Thorbjørn Jagland, zhvilloi po ashtu një takim me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, ku është diskutuar mbi agjendën 6-mujore të presidencës shqiptare të Këshillit të Evropës. Ministri Nishani njohu Sekretarin Jagland me të gjithë hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për krijimin e një klime bashkëpunimi të frytshëm me autoritetet vendore dhe krijimin e mundësive reale për fuqizimin e autonomisë vendore nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit, transferimit të disa kompetencave fiskale dhe të pronave publike pranë pushtetit vendor dhe rritjen e vazhdueshme nga viti në vit të granteve për njësitë e qeverisjes vendore.
“Shqipëria do të punojë fort gjatë kësaj presidence për përmbushjen e prioriteteve lidhur me demokracinë lokale e rajonale dhe axhendës së përbashkët europiane në këtë drejtim. Prioritete të tilla si konsolidimi i demokracisë lokale e rajonale, bashkëpunimi ndërkufitar e ndërrajonal, mbrojtja dhe impakti i të drejtave të njeriut në nivel lokal dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, do të kenë rëndësi të dorës së parë për presidencën shqiptare të Këshillit të Europës”, tha Nishani. /S.Lleshi/Start/
2012-05-24 15:32