Kongresmenë amerikanë takojnë Ramën dhe Berishën
Aderholt, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Sigurinë e brendshme në Kongresin Amerikan dhe delegacioni i Shteteve të Bashkuara, diskutuan me Ramën mbi situatën politike në vend.
Kryetari i PS e njohu zotin Aderholt me përpjekjen e opozitës shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat e Komisionit Europian. Po ashtu, në përgjigje të interesit të delegacionit amerikan, Rama informoi mbi zhvillimet e fundit që lidhen me ecurinë e procesit të reformës zgjedhore e parlamentare, si dhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Shqipëri në mënyrë konsensuale. Zoti Rama i kërkoi zotit Aderholt që të ushtrojë influencën e tij, tek të gjitha partitë politike shqiptare, gjatë takimeve që ai do të ketë, për të inkurajuar vendime që janë në interes të vendit dhe jo në interes të partive politike.
Gjithashtu, grupi i kongresmenëve u takuan edhe me kryeministrin Sali Berisha. Kongresmenet amerikanë e siguruan Berishën se ndodhen sot në Shqipëri për të ripohuar mbështetjen e tyre të plotë ndaj qeverisë shqiptare dhe përpjekjeve të saj për të konsoliduar edhe më tej standardet demokratike në vend, por edhe për të dhënë një shenjë të qartë dhe një nxitje të re ndaj investitorëve të rëndësishëm dhe biznesit amerikan për të ardhur në Shqipëri dhe për të investuar.
Në këtë kontekst, në takim u vlerësuan si fusha të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për investimet amerikane, sektori i energjisë, në veçanti ai i asaj të rinovueshme hidrike, eolike,solare, ai i mineraleve, ndërtimi i infrastrukturave turistike, sektori i turizmit bregdetar dhe ai malor, projekte të rëndësishme të qeverisë shqiptare në fushën e bujqësisë, në veçanti ai i arrorëve dhe pemëve frutore, sektori i arsimit, privatizimet e rëndësishme, por edhe projektet me objektiv personat me aftësi të kufizuar dhe ndihma e individëve në nevojë. /Start/
2012-05-24 15:58