Bode mbron ligjin e akcizave, Malaj: S’jep garanci

Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke vlerësuar projektligjin e paraqitur, tha se ndryshimet sjellin përmirësim të dukshëm në administrimin e taksës së akcizës nga doganat.
"P/ligji sanksionon gjithë përmirësimet, pasi në të ardhmen taksa e akcizës do të jetë kryesore në të ardhurat e buxhetit të shtetit si në çdo vend”, tha Bode, sipas të cilit, më e reja është kalimi i akcizës në një administratë të vetme, tek Doganat si i vetmi administrator, që dëshmon prezencën e tij në cdo njësi, në prodhues dhe importues. Ai tha se ndryshimet ligjore synojnë të përafrojë standardet e kërkuara nga BE dhe unifikimin e procedurave dhe standardeve.
P/ligji “Për akcizat” është hartuar me kontribut të drejtpërdrejt të BE-së në kuadër të programit IPA 2007 dhe ministri Bode u shpreh se tashmë është gati kuadri i plotë ligjor në sistemin e taksave. "P/ligji garanton akcizën, e bën më fleksibël për bizneset që janë të rregullt në treg, zgjeron gamën e garancive, jo vetëm ato bankare, ul koston e biznesit dhe jep siguri të plotë”, tha Bode. Ndër përfitimet e ndryshimeve ligjore, Bode veçoi unifikimin e procedurave, standardizimin sipas rregullave të BE-së, përmirësimin e kohës së pagesës së akcizës, parashikon humbje-firot ligjore për herë të parë, përcaktim të qartë për nomenklaturën e mallrave, lëvizjen e mallrave, etj.
Opozita i kundërshtoi ndryshimet e bëra në këtë projektligj. Deputeti Arben Malaj, shprehu shqetësimin për garancitë e likuiditetit si një nga pikat më të debatueshme. "Është koha që qeveria dhe komisioni i ekonomisë të studiojnë nga afër të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me parapagimin dhe me krizën e likuiditeteve", tha Malaj. Sipas tij, është më shqetësuese fakti se si po ndikohet në ambientin e biznesit, pasi sipas tij, "vendi është i prekur nga impaktet negative të krizës globale dhe akoma më shumë nga impaktet e keqqeverisjes".
"Është për t'u habitur që një vend si Shqipëria, që vetëmburret se ka taksa më të ulëta në botë vazhdon të klasifikohet si vendi më problematik në pagimin e taksave", tha Malaj duke ju referuar cilësisë në përgatitjen e ligjit dhe cilësinë e administratës fiskale. Sipas tij, "ligji për akcizat ka të bëjë edhe me elementë të politikave fiskale edhe me elemente të administrimit fiskal. Së pari qeveria tenton që gjithnjë e më tepër të përdorë teknologjitë e reja në përmirësimin e administrimit fiskal thjesht dhe vetëm si një avantazh të saj dhe jo si një avantazh të ambientit të biznesit, madje disa kosto shtesë i kalojnë biznesit".
Malaj shtoi se sipas vetë aktit të këtij ligji, qeveria ka për detyrë të përgatisë 32 akte nënligjore, që jo vetëm duhen miratuar, ose duhet të kenë preferencë vetë ligjin konkret, por duhen njohur duhen trajnuar qoftë administrata, qoftë biznesi në mënyrë që implementimi i ligjit të jete sa më i lehtë për të gjitha palët. "Ne si opozitë kemi kërkuar që ligji të rishikohej, të harmonizoheshin më mirë shqetësimet e biznesit me draftin ligjor dhe të shtyhej hyrja në fuqi e ligjit", tha deputeti socialist. /Start/
2012-05-24 15:04