Nishani Buxheti 2012 i Ministrise se Brendshme nje rritje prej 12.8

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani informoi deputetët e Komisionit parlamentar të Sigurisë, se për vitin 2012, punonjësit e policisë do të shtohen me plot 200 vetë. Sipës ministrit Nishani, kjo do të përforcojë rendin dhe sigurinë në vend. Gjithashtu, Nishani bëri të ditur, se buxheti i Ministrisë së Brendshme, ka një rritje prej 12.8 për qind, në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2012. Kjo rritje vjen, në një kohë kur buxhetet e ministrive në vendet e tjera po shkurtohen, për shkak të krizës ekonomike.
Gjatë prezantimit të buxhetit të Minsitrisë së Brendshme, deputetët e opozitës hodhën dyshime për fondet e rritura, për këtë dikaster, pasi sipas tyre ato nuk mund të mbulojnë nevojat epolicisë së shtetit. Projektbuxheti i ardhshëm për Ministrinë e Brendshme kaloi në parim.