E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne universitetin Eqerem abej shkak transformatori

Një shkëndijë elektrike në transformatorin e Universitetit “Eqerem Cabej” në qytetin e Gjirokastrës, është bërë shkak i rënies së zjarrit në ndërtesën e universitetit, duke sjellë panik tek studentët dhe pedagogët e ndodhur atje në momentin e ngjarjes.

Mësohet se zjarri ka rënë në transformatorin e vendosur në bodrumin e universitetit, ndërkohë që për të shuar flakët e zjarrit, forca të shumta të Policisë dhe Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër janë angazhuar për normalizimin e situatës.

Sipas informacioneve, nuk ka patur të lënduar nga studentët, apo pedagogët e fakultetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›