Bruksel jep doreheqjen Kryetari i Partise Socialiste Evropiane

Kryetari i Partisë Socialiste Evropiane (PSE), danezi Poul Nyrup Rasmussen, njoftoi të hënën dorëheqjen e tij deri në fund të javës, një vendim që vjen të nesërmen e humbjes së rëndë të socialistëve në Spanjë.
"Po njoftoj se pas konventës së PSE (e parashikuar nga 24 deri në 26 nëntor), do të largohem nga detyra ime e kryetarit të PSE-së. Gjithçka ka kohën e vet. Për mua ka ardhur koha të hap një kapitull të ri në jetën time", tha Rasmussen në një komunikatë.
Rasmussen tha se donte t'i përkushtohej më shumë familjes së tij.
Edhe pse nuk e përmendi këtë temë, njoftimi i dorëheqjes së Rasmussenit bëhet një ditë pas humbjes së rëndë të socialistëve në Spanjë, pas asaj të laburistëve në Britaninë e Madhe dhe të socialistëve në Portugali. Në Greqi, socialisti Jorgos Papandreu u detyrua gjithashtu të jepte dorëheqjen kohët e fundit për t'ia lenë vendin "teknicienit" Lucas Papadhimos.
Ish-kryeministër i Danimarkës, një nga vendet e vetme të BE-së ku socialistët rierdhën në pushtet kohët e fundit përballë konservatorëve, Rasmussen ishte kryetar i PSE-së që prej prillit 2004.
Partia socialiste evropiane bashkon partitë socialiste, social-demokrate dhe laburiste në Evropë. Grupi i saj politik vjen i dyti në parlament, me 185 deputetë.