E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi Vetem 1 lek te demit pasuror per Kodhelin dhe Hysin te kallezuara per shpifje

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka kërkuar ka kërkuar pakësimin në vetëm 1( një lek) të dëmit pasuror për deputetet e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, të kallëzuara për shpifje. Zonja Vokshi, kryetare Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë, vendosi të pakësojë vlerën e dëmshpërblimit nga 20.000 euro në vetëm 1(një) lek për shpifjet e bëra nga deputetet socialiste, duke përligjur kështu padinë e saj kundër shpifjeve të tyre me vlerësim simbolik.

Vokshi ka bërë këtë kërkesë nisur nga fakti se më 25 Nentor është dita ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj gruas. Deputetja demokrate vlerëson se gruas duhet t’i rezervohet luksi i politikës shqiptare dhe jo të viktimizohen apo përdoren, siç ndodh rendom në spektrin e majtë. Kësisoj, Vokshi bëri të ditur se vendosi të pakësojë vlerën e dëmnshpërblimit ndaj dy nënave dhe bashkëshorteve, deputete të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›