Dy mjete perplasen ne Elbasan aksidentohet nje 24 vjecar

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot Fushë, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, kur një autoveturë tip "Audi" me targë KU 4249 A, me drejtues shtetasin turk C. Bulut, 30 vjeç, është përplasur me një motoçikletë pa targa, me drejtues shtetasin A.R, 24 vjeç, banues në fshatin Labinot Mal, Elbasan.
Si rezultat i kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i motoçikletes, shtetasi A.R, i cili u dërgua në Spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar shtetasin turk deri në përfundimin e hetimeve në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Audi".