E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët shtyjnë "Gërdecin". Haxhia: Të zëvendësohen në seanca

Zevendesim te avokateve qe mungojne, kërkoi nga gjykata kryetari i Dhomes Kombetare te Avokateve Maksim Haxhia. Kerkesa e AV. Haxhise, u be gjate seances gjyqesore te dosjes “Gerdeci”,pas mungeses se disa prej mbrojtësve ligjore te te pandehurve.Ai i kërkoi trupit gjykues, qe te zbatoje ligjin,duke caktuar avokate kryesisht, ne rastet kur per arsye te ndryshme mungojne avokatet e zgjedhur nga klientet e tyre. Gjate seances se te henes, per arsye objektive nuk u paraqiten ne seance 3 avokate dhe ne keto kushte, gjykata vendosi shtyrjen e seances, kur priteshin te tjere deshmitare te organit te prokurorise.

Ndonese procesi gjyqësor “Gërdeci” ne gjykaten e Tiranes, eshte me i rregullti,ndonëse eshet procesi me numer me te madh te te pandehurve qe gjykohet nga nje 3-she gjyqtaresh. Ligji parashikon se gjykata mund te kerkoje zevenedesimin e perkohshem te avokateve,per te shmangur zvarritjen e seancave gjyqesore. Avokatet e caktuar kryesisht, mbrojne interesat e te pandehurve, ndersa shpenzimet financiare per ta mbulohen nga Ministra e Drejtesise.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›