E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit nga 28 qershori i kontestuar, Berisha: Zgjedhjet mundësuan vizat

Nje vit pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, kryeministri Berisha vlereson se ky proces elektoral ishte me i miri qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ai tha se ishin keto zgjedhje qe percaktuan vendimet e medha per kete komb gjate nje viti. “Megjithe zhurmen qe u be per kete proces, pa karakterin e lire dhe te ndershem, pa deshmine e arbitrit nderkombetar se s'pati asnje manipulim te rezultateve nuk do te kishim keto rezultate”- tha kryeministri, duke permendur mbeshtetjen e Brukselit per anetarsimin e vendit ne BE, ceshtjen e statusit kandidat dhe procesin e liberalizimit te vizave. Keto komente Berisha i beri para deputeteve te PD-se.

"Sot është një ditë që unë shfrytëzoj rastin sërish të ftoj opozitën, në interesin e saj më të mirë dhe të vendit të ushtrojë të gjithë misionin dhe rolin që i përket. Të garantoj atë se mbetem i vendosur që bashkarisht të shtroj në ligj dhe vendime të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR. Dhe kur them bashkarisht nuk tërhiqem nga zotimi që opozita të ketë të drejtën ekskluzive të hartimit të amendamenteve dhe kjo maxhorancë të votojë ato natyrisht, pasi të ketë marr një opinion nga Komisioni i Venecias apo nga OSBE ODIHR. Sikundër, e ftoj të jap kontributin e saj në të gjitha reformat. Kontributi i saj është i domosdoshëm. Duhet të qartësoj para shqiptarëve se për të gjitha ligjet të cilat kërkojnë 3/5, opozita do të ketë të drejtën e plotë të bëjë cdo amendament që është brenda standardeve dhe maxhoranca do ti pranojë ato", tha Berisha.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›