E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Gati 80 për qind e protokolleve të mjekimit

Minisitri i Shendetsise Petrit Vasili, ka deklaruar se te gjitha institucionet shendetsore private do te kontrrollohen per standartet e sherbimeve qe ato ofrojne. Ne nje raportim perpara komisionit parlamentar te shendetsise, minstri Vasili u shpreh se task forca gjate tre javeve te para te krijimit te saj, ka kontrolluar institucione shendetesore private, te cilat do te unifikohen per nga standartet me ato publike.

"Nuk do te kete asnje negocim me kushte te afrimit te sherbimit shendetesor te cilat duhet te ofrohen me standarde. Arsyeja eshte e thjeshte, per ta kuptuar dhe qytetaret, standarde te munguara do te thote diagnoza te gabuara dhe nje shendet qe perkeqesohet", tha Petrit Vasili, minister i Shendetesise.

Ministri Vasili deklaroi nderkohe, se shumica e protokolleve te mjekimit ne QSUT, kane perfunduar nderkohe qe paralel po llogariten dhe kostot.

"Mbi 80 per qind e protokolleve te mjekimit jane pergatitur qofte nga profesorati i Qendres Spitalore Universitare, te cilat jane depozituar e po punohet me qendren e akredimit per te standardizuar ne menyre perfundimtare. Dhe sigurisht ne momentin e perfundimit te plote, ku synimi eshte qe ne brenda vitit ta kemi kete objektiv te realizuar, mund te them dhe nje informacion tjeter qe nderkohe dhe grupet e kostos punojne paralelisht", tha Vasili.

Ne komsionin e shendetesise jane diskutuar dhe ceshtje te tjera, si ajo e fondeve qe i duhen shendetesise shqiptare, te cilat edhe pse me te larta krahasuar me vitet e meparshme, duhet te rishikohen per te plotesuar te gjitha nevojat e sistemit.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›