E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 31-vjeçari, e shtyp autobuzi

Nje 31-vjecar në qytetin e Durresit humbi jeten ne menyre tragjike pasi u godit nga autobuzi urban. Ngjarja e rende ndodhi kete paradite ne sheshin "Pranvera" te qytetit te Durresit, aty ku gjenden dy stacione te linjave Durres-Porto Romano dhe Durres-Plepa. Gjate manovres per parkimin e autobuzit të linjes Durres-Porto Romano ka goditur 31-vjecarin Osman Tellalli, i cili nuk e ka vene re autobuzin ne kohen qe ishte duke kaluar permes sheshit ku kryhet rrethrrotullimi i autobuzeve.

Pakujdesia e te riut si dhe e drejtuesit te autobuzit ka bere qe ai te perfundoje nen rrota. Tellalli u dergua me urgjence ne spitalin e Durresit por nuk ka mundur të mbijetoje. Policia ka shoqeruar drejtuesin e autobuzit Bashkim Nuzi, 50 vjec, nderkohe qe jane kryer edhe matjet dhe veprimet proceduriale ne vendin e ngjarjes nga grupi i ekspertizes.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›